Ekzekutimi mafioz dy shqiptarëve, Kreshnik Çerçizaj, 41 vjeç dhe Armando Organaja 44 vjeç në një lokal të Athinës, sipas mediave greke urdhri mund të ketë ardhur nga brenda një burgu. Kreshnik Çerçizaj ka qenë i dënuan në burgun e Korydalos, dhe dyshohet se urdhri për ekzekutimin e tij është dhënë nga një shqiptar, me të cilin njihjej në këtë burg.
I përfshirë në krim ka qenë edhe një tjetër person i cili mendohet të ketë qenë bashkëpunëtor i autorit pasi i ka dhënë atij informacionet mbi çdo lëvizje të bërë nga viktimat. Pritet që policia të dalë në një përfundim nga mbikëqyrja e kamerave dhe analizimi i përgjimeve të telefonatave.
Më herët, u ngrit dyshimi se ekzekutimi i dy shqiptarëve mund të ketë lidhje me vrasjen në Tiranë të Edmond Papës, biznesmenit nga Saranda i cili ishte i dënuar më parë në Greqi për trafik droge.
