Prokuroria e Tiranës rihapi sërish çështjen e masakrimit të Kozeta Hysenit, një krim makabër që ndodhi në Qytetin Studenti më 19 shkurt 1999.
Në materialet që media disponon u kërkohet disa policive lokale që të marrin në pyetje 28 persona, disa prej të cilëve të përmendur edhe më herët.
Në këtë listë përfshihen dy oficerë që hetuan ngjarjen në atë kohë, familjarë të Agim Karafilit, i cili rezulton se është vrarë më vonë, si dhe të pyetet Dritan Gjika.
Në listë vazhdohet me pyetjen e Indrit Dules dhe të afërmve të tij. Sipas hetimeve të asaj kohe, ky shtetas ka dëshmuar se natën e ngjarjes ndodhej për vizitë tek e fejuara.
Nga vrasja e Kozeta Hysenit, vajza e një prokurori në qytetin e Vlorës, askush nuk ka dalë para gjykatës për t’u akuzuar. Mes personave që do të ripyeten janë edhe tre shoqet e dhomës.
Sipas kërkesës së prokurorisë, shtetaset që duhet t’u rimerret dëshmia janë Mirela Metaj, Valbona Kasaj dhe Kozeta Bushi.
Dosja e Kozeta Hysenit ka kaluar një odise disa vjeçare nga policia dhe prokuroria, por ende asnjë e re.
