Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vrasja në Ballsh/ Fqinjët tregojnë momentet tmerruese: Vajza bërtiste…

13:04 / January 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1546456524 ciftiballsh
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dëshmi tronditëse vijnë pas ngjarjes së rëndë në Ballsh, ku një 34-vjeçar vrau me thikë bashkëshorten e tij 31 vjeçe dhe motrën e saj 18 vjeçe pas një sherri familjar. Krimi i rëndë ndodhi në prani të dy fëmijëve të mitur të çiftit.

Fqinjët e familjes Musta rrëfejnë momentet e para pas ngjarjes kur Gazmendi kishte dalë nga shtëpia me dy fëmijët. Gentiana dhe Merisa Caushi u vranë me thikë nga 34-vjeçari pasditen e djeshme, ndërsa fqinjët konfirmojnë faktin se sherri kishte nisur pasi gruaja donte të ikte tek njerëzit e saj me rastin e Vitit të Ri.

Flet fqinja
Si e more vesh?
Unë nuk kam qenë këtu por dje pasdite dola dhe ai kishte marrë fëmijët dhe fëmijët bërtisnin, ‘çfarë i bëre mamit’. Kaq di.

I mori vetë fëmijët?
Fëmijët i kishte marrë ai. Njërin e kishte në krah dhe vajzën për dore.

Ku i çoi?
Nuk e di, dola nga shtëpia dhe ika.

Sa i njihnit?
Nuk hymë e dalim, nuk i njohim nga afër. Dukej sikur shkonin mirë.

Kishin konflikte, kishit dëgjuar gjë?
Jo, jo. S’kisha dëgjuar gjë. Nuk dimë asgjë.

Ju tronditi kjo ngjarje?
Sigurisht që na tronditi. Ishte ngjarje shumë e rëndë.

Ku i çoi fëmijët pasi i mori?
Djalin e kishte në krahë dhe vajzën për dore. Po dilnin. Mund të ishte ora 17:00. Madje mendova t’i bërtisja se vajza po qante e bërtiste ‘çfarë i bëre mamit’.

Unë këtu i kam parë, kohët e fundit mund të jetë larguar. Nuk i njoh mirë, thjesht banorë të pallatit, një përshëndetje.

Fqinji
E dini çfarë ka ndodhur mes tyre?
Vetëm tani për rastin e Vitit të Ri. Gjoja ishin zënë se do vente nga njerëzit e saj e shoqja.

Si i kishte marrëdhëniet me prindërit e bashkëshortes?
Këtë nuk e di, po këtu shkonin mirë me të shoqen. Nuk kemi dëgjuar konflikte. Vetëm kjo ka qenë arsyeja, gjoja do vente nga i ati ajo, vemi, s’vemi.

ballsh fqinjet tregojne Vrasja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarri në Komisariatin nr. 3, lëndohen tre efektivë policie

18:35 / October 18, 2026

Dhuna ndaj gazetarëve në protesta, SafeJournalists: Autoritetet shqiptare të garantojnë kushte të sigurta raportimi

16:59 / October 18, 2026

Anulohet vizita e Ramës në Vjenë, mediat austriake: Vendimi u mor nga pala shqiptare

16:19 / October 18, 2026

Gjendjet i pajetë 60-vjeçari pranë lumit Lana, dyshohet se ishte i dehur

14:58 / October 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.