Për vrasjen e Arben Lleshit në burgun e Peqinit, Qani Muça në dëshminë e tij ka deklaruar se nuk e kishte firmosur ende marrjen e detyrës si shefi i policisë së burgut. Ai thotë se prej tetorit 2022 ka mbajtur detyrën e Specialistit të Regjimit të Posaçëm “41Bis”, por drejtori i Përgjithshëm të Burgjeve, Admir Abria, kishte urdhëruar emërimin e tij si shefi i Policisë së Burgut.
Qani Muça ka deklaruar se ditën kur ka ndodhur vrasja, 15 dhjetor, ka qenë për inspektim në burgun e sigurisë së lartë edhe Drejtori i Policisë së Burgjeve, Paulin Rajta, të cilit po ashtu i ka thënë se nuk është në gjendje të kryejë detyrën si shef i policisë së burgut.
Lexo edhe :
Related Posts
“Theksoj se gjatë ditës së djeshme në këtë institucion ka ardhur për inspektim Drejtori i Policisë së Burgjeve Drejtues i Lartë Paulin Rajta, të cilit i ka shprehur të njëjtin qëndrim se nuk është dakord dhe nuk mund të marr përsipër kryerjen e detyrës së Shefit të Policisë. Nga ana e tij, m’u kërkua që të vazhdoj me aq sa mundet ta mbuloj këtë detyrë, krahas detyrës time funksionale, derisa ta diskutonte këtë problem me Drejtorin e Përgjithshëm dhe do të më kthente përgjigje. Ditën e sotme ka vazhduar kryerjen e detyrës time funksionale si Specialist i Regjimit të Posaçëm dhe Paraburgimit. Në bazë të rregullores së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, marrja dhe dorëzimi i detyrës së Shefit të Policisë së Intitucionit, bëhet me Komision, brenda një afati deri në 5 (pesë) ditë, ku në procesverbalin për marrjen dhe dorëzimin e detyrës funksionale firmosin personi që dorëzon detyrën e Shefit të Policisë dhe personi që merr këtë detyrë. Përpara se të firmoset procesverbali, bëhet marrja në dorëzim e dokumentacionit që ka patur në administrim Shefi i Policisë që dorëzon detyrën. Këtë procesverbal unë nuk e kam firmosur ende, pasi nuk kam marrë në dorëzim detyrën e Shefit të Policisë”, ka dëshmuar Qani Muça.