Një 58-vjeçar, ish-efektiv policie ka vrarë me armë zjarri mesditën e sotme bashkëshorten e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në Elbasan, pranë gjykatës së rrethit.
Mësohet se autor është Koço Buzo, dhe mësohet se gjithçka ka ndodhur pas seancës së divorcit mes tyre. Nga ngjarja i plagosur ka mbetur dhe një polic, i cili kishte ndërhyrë të shuante gjakrat.
Pasi shkarkoi të gjithë karikatorin ndaj bashkëshortes dhe punonjësit të policisë, Buzo ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes por është arrestuar nga forcat e rendit.
