Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Lezhë ku është vrarë Nikolin Lestakaj teksa ishte duke dalë nga lokali. Ai u qëllua me armë zjarri nga një makinë në lëvizje në momentin kur ai po dilte nga bari. Autorëve i janë dashur vetëm pak sekonda për ta bërë këtë atentat.
Mbiemrat që kanë lidhje në këtë ngjarje është një hakmarrje e mundshme mes tij dhe fisit Nikulajt, biznesmenit që u vra pak muaj më parë në biznesin e tij. Ende mbetet e paqartë sesi ka ndodhur ngjarja. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes por ende nuk e ka një njoftim zyrtar.
Por si ka nisur e gjithë kjo histori gjakmarrje?
Nikulaj ishte në hasmëri me fisin Lekstakaj prej vitit 1997 për shkak të një pretendimi se nuk janë paguar 10 mijë lekë të vjetra në një karburant.
Përgjatë viteve 1997 deri 1999 janë kryer disa vrasje dhe plagosje mes palëve, ndërsa Nikulaj i cili nuk u mor kurrë në pyetje për këto raste sipas Lalës, u vra mbi 20 vite më vonë.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi më 19. 04. 2023 rreth orës 13:25 në ambientet e lokal “Coral”. Ardian Nikulaj u ekzekutua në lokalin e tij.
