Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Vrasja në Rrëshen e 59-vjeçarit/ Balla, efektivëve të policisë: Kush mbyll sytë para krimit të largohet që sot

18:03 / October 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
3547f8b79a3f4376b35514352ced94a5 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka kërkuar rritje të kontrolleve në territor duke e konsideruar flagrant anashkalimin e ligjit dhe rolin e policisë në ngjarjen e fundit në qendër të Rrëshenit ku mbeti i vrarë  59 vjeçari Martin Bardhi dhe 3 të tjerë mbet mbetën të plagosur.

“Duhet ta garantoj popullin e nderuar të kësaj bashkie dhe të këtij qyteti, të Rrëshenit, i cili edhe në vite të vështira si viti 1997, ka dëshmuar qytetari, vetëpërmbajtje, besim te ligji dhe te shteti, ne duhet që të garantojmë që jeta e çdo qytetari dhe çdo banori të jetë e sigurt”, tha ministri.

Balla shpjegoi se do të ketë prezencë të shtuar të Policisë së Shtetit në Rrëshen, në mënyrë që të përmbushet ky angazhim. Ndërsa shtoi se për vitin 2024 për punonjësit e Policisë pritet të ketë rritje page.

“Shpresoj shumë që me buxhetin e ri të vitit 2024, të mundësojmë një rritje të konsiderueshme të pagave të punonjësve të Policisë së Shtetit. Jam shumë i bindur që me këtë prezencë të rinjsh në këtë komisariat, me djem e vajza që kanë marrë përsipër, pa i hequr asnjë vlerë atyre që janë pak në moshë, të bëjmë ndryshimin që mezi pret populli i Mirditës.

Kushdo nga ju që do ta bëjë detyrën si duhet, të jeni të sigurt që do të marrë vlerësimin tim maksimal. Por kush nga ju do vazhdojë me modelin e vjetër të mbylljes së syrit apo të veshëve, të kthimit të kokës nga krahu tjetër kur në krahun tjetër të rrugës ndodh një problematikë apo shfaqet një ‘i fortë’, duhet ta ndajë mendjen mirë dhe të na japë dorën sot, e të ikë. O do i shkojmë kësaj gjëje bashkë deri në fund, ose kush nuk ka dëshirë, le ta lërë që sot”, nënvizoi ministri i Brendshëm.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD

07:55 / September 7, 2026

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Vizita e Berishës në SHBA, Kokalari: Duhet të arrestohet

12:57 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.