Gazetari Igli Çelmeta deklaroi se vrasja e djeshme në Rrëshen, ku mbeti i vrarë 59-vjeçari Martin Marku Bardhi, do të trazojë ujërat dhe se mund të sjellë viktima të tjera.
“Ngjarja dje ka ndodhur në lokalin e viktimës, i cili ka qenë duke pirë kafe me tre persona të tjerë që mbetën të plagosur. Dyshohet se kanë qenë dy autorë. Ngjarja është e rëndë pasi ka ndodhur në mes të ditës. Njërit prej të plagosurve iu është dashur të presë dorën për shkak se ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore. Vrasja në mes të ditës në Rrëshen do të trazojë ujërat, mund të sjellë vrasje të tjera më të rënda”, deklaroi Çelmeta në rubrikën “Opinion”.