Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrasja në Shkodër, zbardhen emrat e autorëve. Njëri në pranga

09:41 / November 29, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ridvani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zbardhen emrat e te arrestuarve ne Shkoder per vrasjen e Ridvan Ramazanit.

Sipas policisë eshte arrestuar Milkjor Gjoka. Ai se bashku me dy vellezerit Mehmedaj jane autor te dyshuar të ngjarjes ne fshatin Mushan te Dajcit.

Policia ka shpallur ne kerkim dy vellezerit Hydajet dhe Duel Mehmedaj. Nga ana tjeter jane arrestuar edhe dy persona të tjerë per mos kallezim krimi, njeri nga te cilet punonjesi i pikes se karburantit.

46-vjeçari u gjet i vrarë brenda makinës së tij tip “BMW” pranë një karburanti. Dyshohet se atentatorët qëlluan me armë automatik dhe pasi kanë ekzekutuar Hysenin janë larguar me motoçikletë.

Ridvan Hyseni (Ramazani) dhe të afërm të tij njihen si biznesmenë në fushën e turizmit. Ata kanë në pronësi të tyre lokale e hotele në plazhin e Velipojës dhe në Shirokë.

Në vitin 2008 është ekzekutuar edhe xhaxhai i 46-vjeçarit, Enver Hyseni (Ramazani).  Ky i fundit asokohe 50 vjeç, baba i tre fëmijëve u vra teksa po drejtonte mjetin”Benz” ML në aksin rrugor Dajç-Darragjat.

NJOFTIMI I PLOTE

Shkodër

Vijojnë pandërprerë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur në fshatin Mushan, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 46-vjeçari R. H.

Vihet në pranga 1 nga autorët, shpallen në kërkim 2 autorët e tjerë, si dhe vihen në pranga edhe 2 shtetas, për moskallzim krimi.

Falë veprimeve profesionale dhe hetimore të kryera nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, me mbështetjen e Departamentit të Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, indetifikimi i autorëve dhe personave të tjerë që kanë qenë prezent.

Kontrolle intensive nga strukturat e DVP Shkodër, FNSH Shkodër e Forcat Speciale Renea, për lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Në kuadër të kontrolleve, gjatë orëve të mbrëmjes, nga shërbimet e Policisë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit Milkjor Gjoka, 25 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Dajç, Shkodër, për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim.

Si dhe u shpallën në kërkim dhe vijon puna për kapjen e dy vëllezërve Hydajet Mehmedaj 33, vjeç dhe Duel Mehmedaj, 31 vjeç, banues në Mushan, Shkodër.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në afërsi të një pike karburanti, në fshatin Mushan, Shkodër, kanë varë me armë zjarri në mjetin e tij, shtetasin R. H., 46 vjeç, pas një konflikti të ndodhur midis palëve disa orë para ngjarjes.

Grupi hetimor ka sekuestruar në vendin e ngjarjes, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, dy krehëra me fishekë pistolete, gëzhoja të armës automatike, automjetin e viktimës dhe prova të tjera të vlefshme që do t’i shërbejnë zbardhjes dhe dokumentimit të ngjarjes.

Po në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, i shtetasve B. M. 49 vjeç, banues në fshatin Mushan, Dajç, Shkodër dhe M. G., 49 vjeçe, banuese në fshatin Suka-Dajç, Shkodër, të cilët kanë qënë prezent kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar në organet kompetente per krimin e ndodhur.

Strukturat e DVP Shkodër, të mbështetura nga FNSH dhe RENEA, kanë vijuar përgjatë gjithë natës dhe po vijojnë kontollet intensive në banesa e objekte të ndryshme për kapjen e dy autorëve të tjerë të kësaj ngjarjeje.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshojnë procedurat për profesionistët e shëndetësisë, Rama: Provimi i Shtetit menjëherë pas praktikës profesionale

17:56 / November 11, 2026

“Pasqyra Albania” bëhet platformë kombëtare për transparencën, qytetarët do të ndjekin ankesat dhe projektet publike

17:51 / November 11, 2026

300 shkolla në Itali u evakuuan pas kërcënimeve për bomba

17:19 / November 11, 2026

Maran para sfidës me Finlandën: Tifozët besojnë te ne, do të japim maksimumin për fanellën kuqezi

17:05 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.