Marjus Dema, autori i vrasjes së shokut të tij 27-vjeçar Mehmet Qemës mësohet se është vetëdorëzuar në polici.
Mësohet gjithashtu se është vetëdorëzuar dhe një prej miqve të tyre, i pranishëm në ngjarje, Frenklin Myftari.
Një mbledhje mes shokësh në kafe ka përfunduar në tragjedi në një lokal në lagjen “5Maji” në kryeqytet.
Marjus Dema teksa shihet nga pamjet e publikuara duke mbajtur në dorë një armë zjarri pistoletë ia drejton mikut të tij Mehmet Qema, të cilin e ka qëlluar. Të pranishëm në ngjarje ishin dhe shokët e tyre, të cilët menjëherë e kanë dërguar në QSUT 27-vjeçarin, e prej andej e dërguar në Spitalin e Traumës por i riu nuk mundi të mbijetojë për shkak të humbjes së madhe të gjakut.
Në tavolinë ishin bashkë Erlind Peka, Blerim Hoti, Braild Aga, Frenkli Myftari dhe Xhuljano Koçi, të cilët janë shpallur në kërkim, pasi kanë dijeni për ngjarjen e rëndë kriminale.
Policia dha njoftimin paraprak për ngjarjen e ndodhur në orën 23.15 vetëm pak para mesnate, ku njoftoi se 27-vjeçari ka ndërruar jetë.
I riu Mehmet Qema ishte i njohur në botën e muzikës ku ishte pjesëmarrës në videklipe dhe njihej me mjaft reperë.
Së fundmi Qema ishte shfaqur në një videoklip të xhiruar nga moderatori Meriton Mjekiqi.
Në foto bashkë me ta shfaqen edhe dy prej personave të shpallur në kërkim nga policia pasi kanë qenë në vendngjarje në momentin kur ka ndodhur vrasja, Erlind Peka dhe Blerim Hoti. Qema kishte miqësi edhe me emra të tjetër të shovvbizz-it shqiptar pasi në rrjetet sociale ndiqej edhe nga reperi Majk dhe moderatori Romeo Veshaj.
