Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrasja në Vlorë, shoqërohen 20 persona. Ja pistat e hetimit

08:53 / May 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bledar bircaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nuk ka ende asnjë të ndaluar apo të shoqëruar si autor të dyshuar për atentatin e mesditës së djeshme në Vlorë. Ndërkohë, në polici për t’u pyetur lidhur me ngjarjen janë shoqëruar mbi 20 persona. Të shoqëruarit ishin dëshmitarë, apo persona të afërt të viktimës. Ata janë pyetur për të mësuar rreth konflikteve që 40-vjeçari mund të ketë.

Dëshmitë tashmë janë marrë e administruar në procesverbal me shpresën për të gjetur indicie që mund te çojnë në zbardhjen, indentifikimin dhe kapjen e autorëve të atentatit ndaj Bledar Briçajt. Gjithashtu për identifikimin e autorëve hetuesit shpresat më të mëdha i kanë te kamerat e sigurisë.

Sipas burimeve mësohet se janë sekuestruar dhjetëra kamera sigurie, ku përvec vendit ku u ekzekutua Briçaj, hetuesit kanë sekuestruar edhe disa kamerave biznesesh, të rrugës nga ku u larguan autorët.

Kjo me qëllim për të gjetur edhe gjurmë të personave që mund t’i kenë ndihmuar, pasi hetuesit dyshojnë se përvec dy autorëve që qëlluan drejt mjetit me të cilin udhëtonte viktima dhe shoferit që i largoi pas krimit, janë ndihmuar edhe nga persona të tjerë, të cilët i kanë informuar për lëvizjet e 40-vjeçarit.

Ndërkohë burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se pista kryesore ku po punohet dhe ku janë përqëndruar hetimet për atentatin djeshëm, është ajo e përplasjes mes grupeve kriminale në qytetin bregdetar.

Hetuesit kanë dyshime se atentati ndaj 40-vjeçari Breçaj mund të jetë vijim i përplasjeve mes grupeve rivale  jashtë vendit, kryesisht për konflikte të lindura në Spanjë e Belgjikë. Birçaj sipas policisë kishte vetëm tre javë që ishte kthyer nga Spanja, ku atje dyshohet se ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës.

Bledar Birçaj u ekzekutua mesditën e së hënës në zonën e njohur si “Bishti i Kalldrëmit” në qytetin e Vlorës. 40 vjeçari po udhëtonte me një makinë tip “BMW” dhe është qëlluar  me breshëri, nga dy  kallashnikov të ndryshëm nga një distancë shumë e afërt. Një person i dytë që ka qenë në makinë me viktimën, ia ka dalë t’u shpëtojë mbrekullisht plumbave.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident në aksin Levan-Vlorë, makina përplas 70-vjeçarin, i moshuari ndërron jetë në spital

21:44 / November 4, 2026

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Vrau çiftin e moshuar në Dropull dy vite më parë, 30 vite burg për autorin Thoma Mastora

19:56 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.