Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vrasja te ‘5 Maji’/ Akuza të forta mjekëve: Mehmeti do ishte gjallë, por…

12:48 / May 12, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
me zemer te hapur 3 768x445 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një dëshmi tronditëse nga një mik i tij vjen në lidhje me vrasjen e 27-vjeçarit Mehmet Qema, i cili u qëllua për vdekje aksidentalisht nga miku i tij. Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në lagjen ‘5 Maji’ në Tiranë.

Në një lidhje skype për emisionin “Me zemër të hapur”, Egli Çekrezi rrëfeu se kishte qenë 2 minuta para se të ndodhte ngjarja me shoket e tij, ndërsa ishte në një ambient tjetër duke ngrënë.

Ai tha se sapo kishte dëgjuar të shtëna me armë, kishte shkuar te shokët e tij dhe ishte përballur me skenën e rëndë. Sipas Çekrezit, Marjus Dema, që është edhe autori i ngjarjes, ka qëlluar mikun e tij aksidentalisht, pasi kanë qenë duke luajtur.

Mes të tjerash i riu tha se Marjusi ka tentuar që të vrasë veten pas krimit, pasi ka përjetuar gjendje shoku.

Çekrezi ka hedhur mes të tjerash akuza të forta për mjekët e Urgjencës në QSUT, pasi sipas tij ata nuk i kanë ofruar asnjë shërbim Qemës, i cili në ato momente ishte gjallë.

“Isha duke bërë disa piktura. Ishim duke qeshur, dhe po bënim muhabete, shaka. E kam çuar veten dhe s’e di se si ndodhi kjo gjë. S’e besoj dot se unë po shkoj te Mehmeti. Isha tek çunat vetëm 2 minuta para, por pastaj kam marrë diçka për të ngrenë. Atë natë kam shkuar se bëj dhe disa piktura në atë zonë. Ishim të gjithë si çuna, s’e kuptoj se si ndodhi kjo gjë. S’e di sa kishin ata aty. Por ata të dy ishin vëllezër, ishin qafë për qafë. Biseda ishin si ato të përditshme. Ishin ulur, duke qeshur. Ata i kishin thënë që ule armën, ai po luante, po bënte shaka. Unë isha poshtë, po haja. Kur dëgjova armën, shkova me vrap dhe pashë.

E çuam Mehmetin në spital, në QSUT dhe 30 minuta nuk e prekën me dorë. Ai ishte i gjallë. Ata thonin që: ‘do presim policinë’. Vetë ne e hapëm ambulancën dhe e nisëm për në Spitalin e Traumës. Kam marrë taksinë dhe shkova në spital dhe më pas në Durrës. Kam 2 ditë pa fjetur, jam keq emocionalisht. Ai do kishte mbijetuar nëse doktorët do ta kishin marrë në dorë. Plumbi u mor poshtë barkut, jo në anën e apendistit. Si kam dëgjuar të shtënat, kam parë Marjusin, ishin shumë keq, tentoi që të bënte vetëvrasje. Tek spitali kemi shkuar unë, Erlindi, Lindi. S’kemi shkuar të gjithë se nuk e mbaj mend. Është hera e parë në jetën time që më ndodh diçka e tillë në sy. Jam keq”, tha Çekrezi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident në aksin Levan-Vlorë, makina përplas 70-vjeçarin, i moshuari ndërron jetë në spital

21:44 / November 4, 2026

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Vrau çiftin e moshuar në Dropull dy vite më parë, 30 vite burg për autorin Thoma Mastora

19:56 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.