Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vrasje, grabitje dhe trafik droge, rastet e përfshirjes së ushtarakëve shqiptarë në rrjetet kriminale jashtë vendit

16:40 / February 2, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ushtaraket
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ushtarakët kur veshin uniformën e tyre betohen për atdhe dhe për flamur por jo rrallë herë ky betim thyhet dhe ushtarakë të caktuar vihen në anën e kundërt të ligjit.

Në vrasjet mafioze të kryera me snajper dyshimet kryesore janë se autori është një përdorues i mirë i armëve por hetimet nuk kanë shkuar në emra konkret.

Ndërsa të tjerë të çuar me misione apo pasi kanë lënë ushtrinë janë përfshirë në vepra penale jashtë vendit. Rasti më i fundit ishte ai i zbuluar nga Policia spanjolle e cila shkatërroi një grup grabitësish të drejtuar nga një ish-ushtarak shqiptar. i cili merrte pjesë aktive në çdo grabitje dhe mbante gjithmonë një armë zjarri në brez, Sipas asaj që raportojnë mediat në Spanjë, banda kishte arritur të kryente 71 grabitje në zonën e Costa del Sol ku synimi ishin shtëpitë dhe vilat luksoze.

Ndërsa në vitin 2022 ish-komando Kujtim Çeliku, bashkë me efektivin e Policisë Rrugore, Florenc Bicerri, u arrestuan në Turqi për trafik të narkotikëve. Po atë vit në shtator u arrestua në Britaninë e Madhe ish-komando Anis Plaku, me dy bashkëkombas të tjerë, pasi u kapën me lëndë narkotike me vlerë 300 mijë paund.

Ndërsa në Holandë u arrestua ushtaraku shqiptar Ermal Dinoshi, i trajnuar disa herë në Amerikë dhe Kanada pasi u kap në shtëpi bari nga autoritetet vendase.

I rëndë ishte dhe rasti i shënuar në 2015, ku gjatë një aksidenti ajror me një helikopter që udhëtonte nga Maroku drejt Spanjës, i ngarkuar me 1 ton drogë, humbi jetën majori Sokol Feka, i cili ishte larguar nga baza e Farkës me leje të zakonshme.

Të shumtë kanë qenë dhe ushtarakët e arrestuar Brenda vendit për vepra të rënda penale si grabitja, veprat terroriste, trafik të armëve dhe municioneve, plagosje dhe vrasje.

tirananews.al trafik ushtarake
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vritet me thikë zv.presidentja e Bank of America në Times Square, autorja sulmon me thikë edhe policët, ekzekutohet pas ndërhyrjes

08:24 / September 2, 2026

Irani sulmon bazat amerikane në Lindjen e Mesme

08:19 / September 2, 2026

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.