Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Vrasje mafioze e një shqiptari në Spanjë, Policia: U qëllua në kokë

19:43 / March 28, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
TOTANA RVp8L087VGVX5Pos4l3Nf2K 624x385@La Verdad
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një burrë me origjinë shqiptare është gjetur i vrarë në Totana të Spanjës.

Mediat vendase shkruajnë se viktima është gjetur i vrarë me një plumb në kokë pranë shtratit të tharë të lumit Guadalentín.

Shqiptari rezultonte i zhdukur që prej së hënës. Portali lokal “Republica” shkruan se trupi i viktimës kishte shenja të qarta dhune.

Gazeta rajonale “La Opinión” shkruan se ai kishte marrë një plumb në kokë. Raporti i tyre gjithashtu sqaron se i ndjeri ishte me origjinë shqiptare, zhdukja e të cilit ishte raportuar të hënën në Mazarron.

Portali tjetër spanjoll “La Verdad” shkruan se vrasja ka tipare mafioze, ndoshta për larje hesapesh që kanë të bëjnë me trafikun e drogës.

Nuk dihen ende nëse trupi është vrarë në vendngjarje apo është çuar atje nga vrasësit.

Ishte një banor lokal që lajmëroi Gardën Civile për praninë e një makine në brigjet e lumit që prej së hënës, e cila nuk kishte lëvizur nga vendi.

Pas kontrollit, policia gjeti trupin e pajetë, i cili është transferuar pranë Institutit Anatomik të Mjekësisë Ligjore në Murcia, ku do të kryhet autopsia.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

22:49 / October 28, 2026

Britania rrit taksat për bankat për të ndihmuar qytetarët, 100 paund për rreth 20 milionë familje për faturat e energjisë

22:09 / October 28, 2026

Dejan Soskic, kandidati që mund të bëhet kryeministër i Serbisë pas fitores historike të Listës Studentore

21:51 / October 28, 2026

Qeveria franceze miraton gjoba deri në 10 mijë euro për dëmet gjatë tubimeve

20:49 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.