Një avokat i njohur holandez është qëlluar për vdekje në derën e shtëpisë së tij në Amsterdam.
Sipas medias vendase, Derk Wiersum ishte avokat i një dëshmitari shtetëror në një çështje kundër anëtarëve të një bande të madhe droge, të cilët akuzohen edhe për pesë vrasje të tjera midis viteve 2015 dhe 2017.
Vetë policia e ka cilësuar ngjarjen “një krim brutal”, ndërsa ka thënë se një i dyshuar i maskuar me kapuç është larguar me këmbë. “Me këtë vrasje brutale, është kapërcyer një kufi i ri: tani edhe njerëzit thjesht duke bërë punën e tyre nuk duken më të sigurt”, tha shefi i policisë Erik Akerboom.