Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Vrasje me armë e adoleshentes në Laprakë erdhi nga një…shuplakë

08:45 / December 29, 20182 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vrasje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shkaku i sulmit me armë ndaj dy të rinjve në Laprakë tri ditë më parë ka qenë një shuplakë. Robert P kërkohet nga policia sepse ai vrau me pistoletë 17-vjeçaren Griselda Gjikola dhe plagosi rëndë të dashurin e saj, Erion Bengo. Autori i krimit kërkohet për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Mbrëmjen e së mërkurës, Erion Bengo ka qenë në shoqërinë e dy vajzave (njëra prej të cilave viktima) kanë qenë në ambientet e një lokali te blloku “Gintash” në zonën e Laprakës. Po në të njëjtin lokal kanë qenë edhe dy të rinj të tjerë, me njërin prej të cilëve 23-vjeçari ishte në konflikt dhe që më pas rezultoi të ishte autori i krimit. Pasi kanë konsumuar kafen (rreth orës 18:17), Bengo është larguar nga lokali i shoqëruar nga e dashura e tij, ndërsa dyshohet se çifti i të rinjve është ndjekur pas nga agresori dhe bashkëpunëtori i tij. 17-vjeçarja dhe i dashuri saj kanë ecur në një rrugicë për në drejtim të makinës që ishte parkuar diku mes pallateve, në një zonë jo shumë të ndriçuar. Sapo çifti ka hyrë një automjetin tip “Benz E Class” me targa AA266MS dhe ende pa e ndezur atë, janë afruar dy persona të maskuar.

Njëri prej tyre dhe konkretisht 19-vjeçari nga Puka, i cili u identifikua pas ngjarjes, ka qëlluar 5 herë me pistoletë në drejtim të makinës në fjalë. Fillimisht, autori ka qëlluar në pjesën anësore të mjetit dhe pastaj nga pjesa e pasme. Për pasojë, mbeti e vrarë Griselda Gjikola, e cila mori dy plumba në kokë. Ndërsa, drejtuesi i mjetit Erion Bengo mbeti i plagosur në qafë dhe në shpatull. Mësohet se i riu ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Burimet e mësipërme pohuan se bashkëpunëtori i 19-vjeçarit nga Puka nuk ka qëlluar me armë, por ka dyshime se e ka ndihmuar atë për t’u larguar. Krismat e armëve kanë alarmuar policinë, e cila ka shkuar shpejt në vendngjarje.

adoleshente arme laprake shuplake Vrasje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-bashkëshorti i ish-zonjës së parë të SHBA Jill Biden, arrestohet për vrasjen e gruas së tij

19:48 / February 3, 2026

Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për gjakmarrje, dënohet me 25 vite burg 34-vjeçari në Lushnjë

09:22 / February 3, 2026

Policia operacion në Veri të Kosovës, gjenden armë dhe municione

17:42 / January 25, 2026

Qarkullonte me armë zjarri në Durrës, arrestohet 24-vjeçari. I riu vëllai i ish-kryetari i Forumit Rinor të PD në Kavajë, autor i një plagosje me armë zjarri

12:39 / January 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.