Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Vrau 20-vjeçarin në Ksamil dhe u arratis nga vendngjarja, kush është Sokol Vata, i dënuar në Angli për trafik droge

09:13 / August 18, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
c3e5c8fe 2683 49ce 9068 9a1ea4224ccc sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Detaje të reja zbardhen nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15, në shezlongët e një plazhi përpara një lokali. Dyshimet e para të Policisë janë se ai është goditur me thikë pas një konflikti.

Në qendër të hetimeve është 29-vjeçari Sokrat Vata, banues në Has, i cili dyshohet si autor i ngjarjes.

Sipas informacioneve paraprake të Policisë, Vata është larguar menjëherë pas konfliktit. Aktualisht, shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

29-vjeçari dyshohet se ka një të kaluar kriminale në Britaninë e Madhe, ku është arrestuar dhe dënuar në vitin 2024 për trafik droge.

Kush është Sokrat Vata?

Sokrat Vata u arrestua në Angli pasi u përfshi në dy raste të ndjekjes nga policia, të lidhura me trafikimin e kokainës dhe drejtimin e rrezikshëm të automjeteve.

Më 30 prill, policia në Kembrixh e pikasi duke drejtuar një automjet tip Toyota të vjedhur. Vata tentoi të largohej, por pasagjeri zbriti nga makina dhe ai vijoi arratinë në këmbë. Gjatë ndjekjes, ai hodhi një pako kokainë në shkurre, por u kap nga policia.

Me vete iu gjetën edhe 560 paund, ndërsa rezultoi pozitiv në testin për drejtim automjeti nën efektin e drogës.

Në një tjetër rast, në Kent, më 13 prill, Vata nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe përplasi një automjet me targa të klonuara. Në makinë u gjetën qese me kokainë dhe targa.

Vata u arrestua më pas dhe doli përpara Gjykatës së Kurorës së Kembrixhit, ku pranoi akuzat për posedim të drogës së klasit A me qëllim furnizimin, drejtim të rrezikshëm të automjetit, posedim kanabisi dhe drejtim nën efektin e drogës.

Për këto vepra, ai u dënua me pesë vite burg.

ksamil sokol vata Vrasje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Situata e zjarreve në vend/ 24 vatra të raportuara në 24 orët e fundit, 7 mbeten aktive

09:58 / August 18, 2026

Grabitja e argjendarisë në Paskuqan/ Arrestohet në Qafë Thanë një nga autorët e dyshuar, policia jep detajet

09:51 / August 18, 2026

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil, u godit disa herë me thikë, dyshohet se sherri nisi për një vajzë

09:42 / August 18, 2026

Autoambulanca përplaset me automjetin në Maliq, një i lënduar

09:34 / August 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.