Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrau 3 gra, Prokuroria kërkon dënimin me…

16:08 / May 9, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hutra
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Tiranës këtë të premte ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për Dan Hutrën, të akuzuar për vrasjen e 3 grave dhe plagosjen e 3 të tjerave në mars të vitit 2023. Në total, Prokuroria kërkoi 3 dënime me burgim të përjetshëm dhe 1 me 35 vite burg për Hutrën.

Më 1 mars 2023, Dan Hutra, një 40-vjeçar me precedentë të shumtë penalë, kreu një seri krimesh të rënda në Tiranë, duke vrarë tre gra dhe plagosur tre të tjera brenda pak orësh. Plagosja në Astir: Rreth orës 12:15, në rrugën “Teodor Keko”, Hutra plagosi me thikë 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi, me të cilën kishte njohje të mëparshme.

Masakra në Kodër-Kamzë: Rreth orës 12:35, në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, Elena Hysa, Hutra vrau me armë zjarri Mevlute Hysa (30 vjeçe), motra e Elenës, dhe Hasime Dafku (30 vjeçe), e fejuara e vëllait të Elenës. Gjithashtu, plagosi rëndë Elenën (35 vjeçe) dhe nënën e saj, Kujtime Hysa (60 vjeçe).

Vrasja në Kamëz: Rreth orës 12:48, në oborrin e banesës së saj në Kamëz, Hutra vrau me armë zjarri Etleva Kurtin (31 vjeçe), motra e Vladimir Kurtit, me të cilin Hutra kishte pasur konflikte në burg.

Pas këtyre ngjarjeve, policia organizoi një operacion të gjerë dhe arrestoi Hutrën rreth orës 18:45 në zonën e Sharrës, së bashku me armën e krimit. Në dëshminë e tij, Hutra pranoi krimet, duke deklaruar se i kishte planifikuar me vetëdije dhe se nuk i interesonte sa do të dënohej. Ai shprehu pendesë vetëm për vrasjen e Hasime Dafkut, e cila ishte shtatzënë.

3 gra Dan Hutra krim Vrasje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.