Historia e nënës vrasëse Roula Pispirigou sa vjen e bëhet më e rëndë, teksa kanë dalë të tjera dëshmi rrëqethëse lidhur me të.
Këtë herë ka qënë një zyrtar i varrezave të Patras i cili ka rrëfyer disa detaje tronditëse lidhur me sjelljen e Roula Pispirigou.
Në dëshminë e tij, ai deklaroi se kur vajzat e saj Malena dhe Iris priteshin të varroseshin, Roula Pispirigo ka shprehur nevojën për të shkuar në parukeri para se të kryehej ceremonia mortore e vajzave të saj, të cilat në fakt rezultoi më vonë se i kishte vrarë vetë.
“Nuk e kisha parë kurrë Roulën. Vetëm kur Irisi vdiq, mësova se ajo kishte shkuar së pari te parukierja për tu rregulluar”, u shpreh ai.
Sakaq, zyrtari në fjalë tha më tej se nuk e ka parë asnjëherë Roulën që të vizitojë varret e vajzave të saj, duke theksuar se kjo është një gjë shumë e tmerrshme.