Një infermiere britanike është gjetur fajtore për vrasjen e shtatë fëmijëve të porsalindur dhe për tentim-vrasjen e gjashtë të tjerëve në një spital të neonatologjisë ku ajo punonte.
Lucy Letby, 33-vjeçare, u përball me gjykim që nga tetori i vitit të kaluar. Ajo u akuzua se kishte injektuar viktimat – foshnje të cilat ose ishin të sëmura ose kishin lindur para kohe – me ajër, i ka mbiushqyer me qumësht dhe i ka helmuar me insulinë.
Një juri në Gjykatën Mbretërore të Mançesterit e gjeti atë fajtore pasi për 22 ditë shqyrtoi lëndën e saj.
Letby ishte arrestuar pas vdekjeve të disa foshnjave në njësinë neonatale të spitalit Çester në veriperëndim të Anglisë. Vdekjet kishin ndodhur nga qershori i vitit 2015 deri në qershor të vitit 2016.
Prokuroria tha se Letby kishte “kalkuluar” gjithçka dhe kishte përdorur metoda të vrasjes “që nuk lanë shumë gjurmë pas”.
Letby vazhdimisht ka mohuar se u ka bërë keq foshnjave.
