Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vrau dy të rinjtë në Patos për nderin e familjes, gjykata jep vendimin për Martin Skëndajn

10:51 / December 21, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Martin Skëndaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Fierit ka dhënë masën “arrest me burg pa afat” për Martin Skëndajn.

Skëndaj vrau me armë zjarri dy të rinjtë, Elis Kapaj 22 vjeç dhe Manol Rapaj 26 vjeç  në poliklinikën e Patosit.

Dyshohet se shkak fillestar për ngjarjen e rëndë është bërë një lidhje dashurie e motrës së autorit me 22 vjeçarin, gjë për të cilën ata edhe ishin konfliktuar dy netë para ngjarjes më mjete të forta, shkruan abcnews.al.

Pas këtij konflikti, Skëndaj kishte shkuar tek Poliklinika, ndërsa nuk dihet në çfarë rrethanash janë hasur sërish me Kapajn dhe Rapajn duke shkaktuar një konflikt, pas të cilit mbetën dy të vdekur.

Pas krimit, Skëndaj u dorëzua në polici bashkë me armën e shërbimit pasi ishte gardian në burgun e Fierit.

Shkak për konfliktin, një lidhje dashurie: 
Konflikti që përfundi me dy të vdekur ka nisur për shkak të një historie dashurie. Motra e Martinit ka qënë e dashuruar me viktimën Manol Rrapaj. Mirëpo, familja e kësaj të fundit nuk ka qenë dakord me lidhjen e saj me komshiun, ndërsa e kanë martuar në fshatin Panahor të Ballshit.

Ndonëse vajza u detyrua të niste një jetë të re, duket se e reja nuk i ka shkëputur kontaktet me Manolin. Madje sipas dëshmive ky i fundit shkonte dhe e takonte në fshatin ku ajo ishte martuar.

Kjo i ka rënë në sy edhe bashkëshortit të saj si dhe familjarëvë të tij, të cilët kanë bërë edhe kallëzim në polici. Më pas ajo u divorcua dhe erdhi në Kuqar tek prindërit por ata e lanë të jetonte në një banesë më larg nga ajo e tyre.

Edhe pse disi më larg, ajo shkonte dhe e takonte në dhomën e tij, në orët e vona në errësirë Manolin. Kjo gjë u vu re nga e ëma e viktimës.
Ndërsa katër ditë më parë dy familjet janë zënë deri sa ngritën edhe sopata, por u njoftua policia e cili nderhyrei menjëherë duke mos lejuar përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.

Por nuk ka përfunduar, mëngjesin e ngjarjes ata janë zënë përsëri, ku Martini mësohet ti ketë thënë të atit, “baba , lëre nuk na i ka fajin komshiu, por motra që i shkonte në shtëpi”.

Teksa kanë debatuar e janë qëlluar, Martini ka shkuar të marrë mjekim në poliklinikë. Aty në korridor është ndeshur me Manolin dhe kushuririn e tij nga Kashishti. Përsëri aty janë konfliktuar fizikisht, në këto momente Martini ka nxjerr pistoletën dhe ka qëlluar mbi Manolin duke e lënë të vdekur dhe më pas ka qëlluar edhe kushëririn.

Kushuriri i tij Elisi ka mbetur i plagosur, por vdiq në spital. Atë e bir e kanë pranuar ngjarjen dhe kanë rrëfyer mbi të me detaje.

Mbi ngjarjen kanë dhënë dëshmitë e tyre edhe të afërmit, të cilët janë shprehur se shkak i ngjarjes në fjalë është bërë vajza.

Martin Skëndaj Patos
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.