Elvis Shkambi, autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja tha se armën e ka mbajtur gjithmonë me vete.
Shkambi deklaroi se ka punuar në institucione të sigurisë.
“Elvis Shkambi tha se mbante vazhdimisht pasi ka punuar në insitucione sigurie, pavareësisht se nuk dihej se në cilat institucione ka punuar. Arma ka qenë pa leje, por këto kanë qenë pretendime të tij. Është armë pa leje.”, raportoi ndër të tjera gazetari Ervin Leka.
Vendimi për një çështje pronash i kushtoi jetën gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja.
Në krye të detyrës, gjyqtari u ekzekutua me armë zjarri pasditen e 6 tetorit. Ai u qëllua me 3 plumba nga Elvis Shkambi, pasi dha vendimin lidhur me një çështje prone në Shkodër.
