Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrau gruan dhe më pas veten, flasin vëllezërit e autorit: Të gjithë do ishin çmendur me atë femër

12:20 / August 10, 20234 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 36
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Luiza Mullalli u vra nga bashkëshorti i saj, me të cilin ishin në proces ndarjeje, Gjergji Mullalli. Ai dyshohet se e vrau bashkëshorten për motive xhelozie. Ata ishin në proces divorci. 55-vjeçari e ka qëlluar gruan me kallashnikov disa herë në pjesën e gjoksit. Kjo ka qenë fatale për Luizën, e cila ka humbur jetën për shkak të gjakderdhjes. Dy vëllezërit e Gjergjit, në një intervistë për emisionin “Uniko” treguan mbi konfliktet e vjetra të çiftit. Ata thanë se Luiza nuk e respektonte vëllain e tyre, madje as tre fëmijët.

“Vëllai nuk ka shkuar mirë me kunatën. Unë jam vëllai më i madh. Në 91-in punova në Greqi për një kohë shumtë të gjatë. Kur kthehem në shtëpi, se isha i martuar që asokohe. Babain e kemi respektuar shumë. Më tha; ti do rrish pranë familjes, do të shkojë Gjergji. I dhashë adresën dhe fotografinë e familjes në Greqi që e priti dhe e punësoi. Për këtë martesë ndërhyri vjehrri im, për martesën e vëllait. Më pas ikën në Greqi të dy pasi u martuan. Aty punuan për shumë vite. Nusja punonte në lokal në ditë të caktuara. Ata nuk shkonin mirë, se unë i pashë. Nuk bisedonin për problemet familjare. Ne shqiptarët e kemi që shtëpinë e mbajmë shumë, por mos t’i rëndojmë se kanë ikur të dy. Ata u kthyen, por erdhën bosh, pa një lekë. I ka sjellë motra ime me lekët e saj, pa asnjë pasuri u kthyen. Erdhën këtu dhe u vendosën te shtëpia e vjetër e babait, aty janë larg 50 metra nga njëra-tjetra. Pasi shkuan te noterja, se babai i dha disa lekë. Kur kërkoi ish-kunata ime mbrojtje nga vëllai im, nisi të përçante dhe fëmijët. Para se të ndodhte tragjedia, kam shkuar bashkë me motrën time te avokati, dhe donim që ata të bënin divorcin. Gjergji me mua nuk takohej për arsye se i thoja; çdo gjë ta gëzosh, por mos i lër prindërit rrugës. I thoja gruas time; më mirë të flesh me një burrë se me këtë. Se si e mbante nuse vëllai im se di. Ajo u kacafyt me vëllain. Nusja e vëllait vuante nga depresionin psikotik dhe vazhdonte të kurohej. Po ta shihje ti se ku rrinte Gjergji, do çmendeshe”, tha vëllai më i madh i familjes.

Ndërkohë, vëllai tjetër tregon se ndjera nuk e dëgjonte fare të shoqin, ikte në Greqi dhe s’e pyeste. Si thotë edhe se Këto konflikte kanë nisur pas dy fëmijëve të parë.

“Kunata ka ardhur nga Greqia në Shqipëri për të martuar vëllanë e saj dhe unë e shoqërova. Por ajo atë ditë bëri një skenë, gjoja u sëmurë. Unë me vëllanë kam shkuar shumë. Ata më kanë bërë një puc. Se di pse e bëri këtë gjë. I thashë mos i lër të punojnë në rrobaqepësi, pasi kisha të njohur atje dhe e di se ça bënin. Nuk flisja prej 3 vitesh me të. Ai nuk i kërkonte dot llogari fëmijëve. Erdha për të zgjidhur problemin se pse ai nuk jetonte në shtëpinë e tij. Gjergjin e kam takuar që ditën e parë që erdha nga Amerika, por ai nuk pranoi që të fliste. Shkak është bërë një gjoja incizim që mbesa kishte bërë që unë i kisha sharë si familje. Të gjithë do të ishin çmendur me atë grua”.

Pas urdhrit të parë të mbrojtjes në vitin 2018-të, situata bashkëshortore vijonte të ishte e tendosur dhe shpesh herë kishte akte të tjera dhune të cilat nuk ishin denoncuar nga Luiza pasi donte të ruante familjen. Situata duket se u bë e padurueshme dhe më 6 nëntor të vitit 2022, Luiza trokiti në dyert e organeve të drejtësisë për të kërkuar mbrojtje, pasi ndihej e rrezikuar seriozisht për jetën nga bashkëshorti i saj Gjergji.

Luiza Mullalli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Urdhri i Ramës për dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku: Qeveria plan të vjetër për përmirësimin e mënyrës sesi funksionon meritokracia në procesin e përzgjedhjes në administratë

22:40 / October 22, 2026

Anglia akordon 5 milionë paund për Ballkanin, ndihmë edhe për Shqipërinë kundër emigracionit të paligjshëm

21:22 / October 22, 2026

Përse Berisha e mori lehtësisht kontrollin mbi protestën

21:00 / October 22, 2026

I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i “shet” si tubime mbarëpopullore

20:49 / October 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.