Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Vrau gruan dhe vajzën, “shpërthen” vëllai i Valbonës: ‘Ledhatuan’ vrasësin për t’ia hedhur fajin viktimës

19:05 / September 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
valbona marku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy vite më parë në një ngjarje tronditëse ai vrau gruan, Valbona Markun si dhe vajzën 9-vjeçare Klarën.

Gjykata Themelore në Gjakovë, pas rigjykimit e ka dënuar të hënën autorin e ngjarjes, Pjetër Ndrecaj, me vetëm 24 vjet e gjashtë muaj burg.

Por vendimin e Gjykatës nuk po pajtohet familja Marku.

Vëllai i të ndjerës, Shkëlzeni tha për ‘Objektiv’ se gjykata në Gjakovë është e korruptuar.

Sipas Markut, drejtësia në Kosovë ka dështuar lidhur me rastin e motrës dhe mbesës së tij.

Si mund të dënohet me 24 vjet, pa llogaritur uljet e mundshme të dënimit, autori i një vrasje të dyfishtë, aq më tepër kur akuzohet për vrasje me paramendim.

Sipas vëllait të Valbona Markut Ndrecaj disa herë i ka ndërruar fjalët në gjykatë duke u munduar që fajin t’ia lerë familjes Marku.

“Rasti ka ndodh para më shume se dy vitesh dhe prapë gjykata e ka kthye rastin prej fillimit për një arsye të vetme, duke u arsyetuar se ka pranua një vrasje, por jo të dytën, nëse e keni përcjell seancat gjyqësore asnjë rast të vetëm i akuzuari nuk i ka pas fjalët e njëjta duke u munduar ta njollos edhe më shumë emrin e familjes tonë”, tha ai.

“Duke u munduar të na bëjë fajtor mua dhe vëllain tim, edhe pse nuk ekziston as edhe një fakt ose dëshmi e vetme në atë drejtim”, – u shpreh ai, vendimi ishte skandaloz. – “Thjesht duke nxitë urrejtjen dhe mllefin kundër familjes tonë, gjë që i lejohet nga një gjykatës i korruptuar, me një avokat që njihet për devijim e se vërtetës dhe te drejtës njerëzore”, – tha i revoltuar vëllai i së ndjerës Shkëlzeni.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026

Aksident në aksin drejt Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bir

10:30 / November 11, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.