53-vjeçari shqiptar Gëzim Alla që vrau me çekiç bashkëshorten e tij 38-vjeçare Dorina Alla në prill të vitit 2021, u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Assizes e Vicenza-s.
Krimi ndodhi në apartamentin e çiftit në Pove del Grappa, ndërsa fëmijët e mitur të çiftit ishin fshehur nga frika nën shtrat në dhomën e tyre. Sipas rrëfimit të autorit të mbrojtur nga avokatja Chiara Bellini, vrasja është shkaktuar nga disa fraza ofenduese të gruas së tij, e cila pasi e ofendoi, e pështyu.
Pas ngjarjes së rëndë, Alla ka telefonuar policinë dhe ka pranuar krimin. Çifti shqiptar kishte dy fëmijë të moshës 13 dhe 9 vjeç.