Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrau ish-bashkëshorten një vit më parë, prokuroria mbyll hetimet dhe çon për gjykim Elton Bengajn

09:55 / April 20, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lton Bengaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier ka mbyllur hetimet për shtetasin Elton Bengaj (Meta), i cili akuzohet për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, 23-vjeçaren Sabrina Bengaj. Tashmë, dosja e tij është dërguar për gjykim ku pritet që Eltoni të njihet me masën e sigurisë.

Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e 10 tetorit 2021, ku Elton Bengaj ka hyrë në banesën e prindërve të ish-bashkëshortës me një armë zjarri kallashnikov në dorë. Pas kërkesës së Sabrinës për t’u sqaruar jashtë banesës, për të mos shqetësuar familjarët, ai e qëlloi disa herë me armë pas shpine ish-bashkëshorten (për të cilën ishte nxjerrë një urdhër mbrojtje nga Gjykata) dhe është larguar me motor me shpejtësi, ku është kapur më pas nga policia pas kërkesës së të atit të tij dhe policisë për t’u dorëzuar.

Njoftimi zyrtar i prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në përfundim të kryerjes së veprimeve hetimore lidhur me procedimin penal nr.908 të vitit 2021, ka konkluduar me kërkesë për dërgimin për gjykim të të pandehurit Elton Bengaj (Meta) i akuzuar për veprat penale “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare” të parashikuar nga nenet 79/c dhe 50 “e/1” të K.Penal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” me pasoja të rënda e parashikuar nga neni 278/7 i Kodit Penal, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” e parashikuar nga neni 321/2 i K.Penal dhe “Prishja e qetësisë publike” e parashikuar nga neni 274 të Kodit Penal, të kryera në dëm të viktimës, ish-bashkëshortes së tij Sabrina Bengaj, e moshës 23 vjeçe.

Shtetasi Elton Bengaj (Meta) dhe Sabrina Bengaj kanë lidhur martesë në vitin 2017, martesë nga e cila është sjellë në jetë vajza e tyre. Bashkëjetesa midis tyre është ndërprerë në vitin 2020, për shkak të dhunës fizike dhe psikologjike të ushtruar nga bashkëshorti Elton Bengaj ndaj Sabrinës e cila së bashku me vajzën e mitur është zhvendosur në banesën e prindërve të saj në fshatin Zhupan, Fier. Edhe pas ndërprerjes së bashkëjetesës të tyre, Eltoni Bengaj ka vazhduar të ushtrojë dhunë ndaj Sabrinës. Rezulton se, ai ka kërcënuar me armë kallashnikov Sabrinën dhe familjen e saj, fakt për të cilin ai është arrestuar nga policia më datë 19.09.2020. Një muaj më pas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, mbi bazën e kërkesës së paditëses Sabrina Bengaj, ka lëshuar urdhrin e mbrojtjes për paditësen, me efekt shtirje deri më datë 14.10.2021, duke urdhëruar të paditurin Elton Bengaj të mos cënojë, ngacmojë, kontaktojë apo të komunikojë drejtëpërdrejt ose tërthorazi, si dhe të mos kryejë vepër penale të dhunës në familje ndaj paditëses Sabrina Bengaj.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 21.02.2021 ka vendosur zgjidhjen e martesës.
Mbrëmjen e datës 10.09.2021, ish-bashkëshorti Elton Bengaj ka hyrë në banesën e prindërve të ish-bashkëshortës me një armë zjarri kallashnikov në dorë. Pas kërkesës së Sabrinës për t’u sqaruar jashtë banesës, për të mos shqetësuar familjarët, i pandehuri Elton Bengaj e ka qëlluar disa herë me armë pas shpine ish-bashkëshorten (për të cilën ishte nxjerrë një urdhër mbrojtje nga Gjykata) dhe është larguar me motor me shpejtësi, ku është kapur më pas nga policia pas kërkesës së të atit të tij dhe policisë për t’u dorëzuar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drafti/ Ndihma shtetërore do t’i kalojë Autoritetit të Konkurrencës

11:36 / October 7, 2026

Protesta masive në Francë, policia përdor gaz lotsjellës ndaj nxënësve: Mbi 250 mijë persona në rrugë

11:15 / October 7, 2026

Dhunohet efektivi i policisë së Krujës, autorët i zunë pritë pranë banesës

10:28 / October 7, 2026

Hidhet shorti/ Çështja e Adi Hilës i kalon prokurorisë, kompozitori shkatërroi hard-diskun e kamerës që regjistroi pamjet

10:20 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.