Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim të përjetshëm Besnik Pjetrin (Perdeda).
Ky i fundit në muajin gusht të vitit 2022 vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin në fshatin Grykë Zezë të Lezhës.
Pjetri u shpall fajtor për veprën penale të vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje.