Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrau kunatin se i abuzoi me vajzën, avokati: E bëri nga zemërimi, ai është…

14:06 / January 10, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
418892014 759008996246183 7794046717291467311 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Klientit tim i vjen shumë keq për veprimin e tij, është penduar, por gjendja e tij mendore e çoi në atë veprim”- kështu deklaroi para mediave greke avokati i Fatmir Tarellarit, 50-vjeçari shqiptar, i cili ekzekutoi me armë zjarri kunatin e tij Erjon Pelivani, pasi mësoi se ky i fundit i kishte përdhunuar të bijën.

Sipas vajzës, e cila tashmë është 18 vjeç, 33-vjeçari e ka përdhunuar që në moshën 9-vjeçare, ndërsa së fundmi kishte arritur deri në pikën që ta shantazhonte se nëse nuk i jepte para, ai do të publikonte video dhe foto të përdhunimeve.

Në prononcim e dhënë këtë të mërkurë, avokati tha se Tarellari e kru krimin e rëndë në kushte të rënduara psikologjike, pasi mësoi se kunati i përdhunoi vajzën.

“Na u dha një afat prej pesë ditësh për të përgatitur deklaratën e të pandehurit. Akuzat e ngritura ndaj klientit tim janë “Vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore”, “Armëmbajtje pa leje” dhe Përdorim i armës. Unë as nuk e konfirmoj dhe as nuk e mohoj që arma është shkrepur gjatë përleshjes. Klienti im ishte në gjendje të keqe shpirtërore pasi është informuar për disa incidente që kanë të bëjnë me vajzën e tij, të cilat nuk dua t’i përmend pasi janë informacione të ndjeshme personale. Aiu shokua nga ajo që mësoi, pasi kishte besim të plotë tek viktima. Ai kishte ndjenja të forta trishtimi, zemërimi dhe shqetësimi, gjë që çoi në atë që ndodhi. Tani ai e ka kuptuar se një njeri i cili, pavarësisht nëse ishte i ngarkuar me vepra penale, ka humbur jetën dhe se duhet ta kishte trajtuar ndryshe këtë çështje, nëse ia lejonte gjendja e tij mendore”, deklaroi avokati.

Familja e 50-vjeçarit përbëhet nga tre vajza nga martesa e tij e mëparshme dhe një djalë 9-vjeçar nga martesa e tij e dytë. Viktima rezulton të jetë vëllai i gruas së tij të dytë.

Fatmir Tarellari tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026

Polici i plagosur mbërrin te Trauma/ Mjekja: Lëndim i rëndë në pjesën e qafës dhe kokës

11:55 / June 4, 2026

Vritet efektivi në krye të detyrës/ Skënder Hita: Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj, në shërbim të qytetarëve

11:22 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.