Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Vrau në kohën e Ramiz Alisë, ekstradohet nga SHBA shqiptari që tronditi Tiranën

12:17 / December 31, 20182 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Selim struga
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në kërkim që prej vitit 1989, pra prej 29 vitesh dhe i arrestuar në 2011 në SHBA, tashmë autori i një vrasje që tronditi Tiranën do të vuajë dënimin në Shqipëri.

Zyra Qendrore Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet e Shteteve të Bashkuara Amerikane arrin të ekstradojë një person i cili kërkohej nga autoritetet shqiptare që prej vitit 1989.

Pas një pune të gjatë investiguese të Policisë Shtetit Shqiptar, dhe në veçanti të ZQK Interpol Tirana, në datë 30.12.2018, ështe realizuar ekstradimi nga Detroit/SHBA drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptaro-amerikan Selim Struga, 54 vjeç, lindur në Tiranë.

Shtetasi Selim Struga, me vendim nr. 1010A dt. 26.07.2012 të Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë, lënë në fuqi me vendimin nr.975 datë 11.10.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë është dënuar me 15 vjet burg, për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur

Më datë 21.06.1989, rreth orës 17:00, në vendin e quajtur “Varri i Bamit”, pranë lokal “10 Korriku”, Tiranë, ky shtetas ka vrarë me një armë të ftohtë (thikë) shtetasin G. C.

Menjëherë pas ngjarjes, autori është larguar nga Shqipëria nëpërmjet kufirit me Ish Jugosllavinë.

Pas shkëmbimit të informacioneve me autoritetet e Shteteve të Bashkuara, në vitin 2007 subjekti është arritur që të lokalizohet në SHBA dhe pas kërkesës së autoriteteve shqiptare, ai është arrestuar në këtë vend me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë në vitin 2011.

ZQK Interpol Tirana në bashkëpunim të ngushtë me Shërbimin e Sigurisë Diplomatike (DSS) të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, ka finalizuar me sukses ekstradimin drejt Shqipërisë në datë 30.12.2018, duke e vënë këtë subjekt në dispozicion të organeve të drejtësisë shqiptare.

detroit interpol SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

I ftohti ekstrem në New York la 18 të vdekur

08:12 / February 10, 2026

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

SHBA kryen 5 sulme ajrore ndaj organizatës xhihadiste ISIS në Siri

20:19 / February 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.