Pas 21 orësh kërkime dhe ndjekje, Policia e Shkodrës në bashkëpunim me Forcën Speciale RENEA, kanë vënë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së 51-vjeçarit.
Lekë Vuksani qëlloi për vdekje në shtëpinë e tij 51-vjeçarin Petrit Vuksani, pasi ky i fundit i kërkoi qiranë e banesës. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Tom Kola” të Shkodrës. Shkak u bë pikërisht fakti se viktima i kërkoi Lekë Vuksanit që të lironte shtëpinë që i kishte lënë me qira gjatë kohës që nuk ndodhej në Shqipëri.
Po ashtu Policia gjeti dhe sekuestroie dhe armën e zjarrit automatik, me të cilën dyshohet se autori kreu krimin. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Viktima Petrit Vuksani është kthyer nga Anglia para 1 muaji dhe ka kërkuar që të lirohet banesa. Lekë Vuksani nuk ka rënë dakord duke thënë se kishte një kontratë dhe nuk mund ta nxirrte nga shtëpia.
Sa i përket viktimës, mësohet se fqinjët e njihnin atë shumë pak, pasi pjesën më të madhe të jetës e kishte kaluar jashtë vendit, në Angli, por edhe në vende të tjera të Europës.

