Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrau vajzën 9-muajshe në Greqi, arrestohet pas 25 vitesh 46-vjeçarja

10:08 / November 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arrestimi 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 46-vjeçare është vënë në pranga nga policia e Korçës pasi ka vrarë vajzën e saj 9-muajshe duke e mbytur me duar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi në gusht të 1995, ndërkohë që Irena Kostaki (Zeria) ishte arratisur në 1997 nga qendra e paraburgimit të Femrave në Koridalo, Greqi.

“Strukturat për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, falë shkëmbimit të informacionit me Zyrën e Interpol Tirana dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Devoll, finalizuan operacionin e koduar “Arratia”, si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për ndalimin e shtetases në kërkim ndërkombëtar:

Irena Kostaki (Zeria), 46 vjeçe, banuese në fshatin Miras, Devoll, për të cilën është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Gjykata e Lamias në Greqi, me vendim penal të formës së prerë, e ka dënuar këtë shtetase me 20 vite burg, për veprën “Vrasja me qëllim”, sipas legjislacionit grek, e cila korrespondon me veprën penale “Vrasja me paramendim” të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Kjo shtetase, më datë 28.08.1995, në Diles, Greqi, ka vrarë duke e mbytur me duar, vajzën e saj 9-muajshe dhe më datë 05.03.1997 është arratisur nga Qendra e Paraburgimit të Femrave në Koridalo, Greqi, ku ka qenë me masë sigurie.

Masa e sigurisë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë është caktuar për efekt të njohjes së vendimit të Gjykatës së Lamias, Greqi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026

Aksident në aksin drejt Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bir

10:30 / November 11, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.