Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Vreshtat plot në Lushnjë, rrushi shitet nën kosto, nuk mbulon as shpenzimet e prodhimit

21:27 / September 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rrushi1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në këtë sezon të vjeljes së rrushit nuk ndalen ankesat e vreshtarëve për çmimin e ulët të shitjes. Në njësinë vendore Allkaj të Lushnjës aktualisht rrushi po shitet me 30 lek për kg. Ata kanë theksuar se me këtë çmim nuk mbulojnë dot as shpenzimet e prodhimit.

Aktualisht tregtarët e marrin me 300 lek për kg. Ne kullojmë djersë humbin leket e familjes. Duhet ta dijë parlamenti”, tha Genti Boci nga fshati Zhelizhan.

“Plehrat janë rritur, kemi kosto, ndërkohë rrushi me 200 lek-300 lek për kg më tepër nuk shihet. Është rritur plehu kimik jashtë mase. Ne nuk marrim as shpenzimet, as punën e krahut”, shprehet Arben Deneku.

Në këtë zonë kultivohen mbi 200 hektarë vreshta. Shkak i çmimit të ulët sipas vreshtarëve është shtimi i sipërfaqeve të mbjella vitet e fundit, mungesa e magazinave frigoriferike dhe e kantinave.

“Shteti të vërë punë tek bujqësia. Të krijohen kantina vere, industri përpunuese, s’kemi pika grumbullimi as kantina vere. Do kalbet gjithë prodhimi. Shteti të na japë subvencione”, shprehet Novruz Deneku nga fshati Delisufaj.

Vreshtarët e kësaj zone që merren kryesisht me varietet e rrushit të verërave kërkojnë të subvencionohen nga shteti si dhe të merren masa ndaj grumbulluesve që abuzojnë me çmimet. 

kosto lushnje vreshtat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndërtimi i parkut fotovoltaik në Lushnjë përplas banorët me Policinë, reagon Braçe

13:43 / February 8, 2026

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.