Një 48-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri paraditen e sotme në qendër të qytetit të Rrëshenit.
SIpas të dhënave të para, viktima mësohet të jetë Tonin Gjini, ndërsa nuk dihen ende detaje të tjera.
Policia ka mbërritur në vendngjarje teksa pritet të zbardhë ngjarjen e rëndë.
Lexo edhe- Kush është viktima e Rrëshenit, tre muaj më parë i vendosën eksploziv në makinë
INFORMACIONI PARAPRAK I POLICISE
Mirditë / Informacion paraprak
Në qytet Rrëshen, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi A.Gj. vjeç 48, banues në Rrëshen.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit.