Një shqiptare 37-vjeçare, e cila ishte nënë e dy fëmijëve u vra dje me thikë në Vittoria të Italisë. Viktima quhej Brunilda Halla.
Ngjarja tragjike ndodhi para shtëpisë së saj dhe me forcat e fundit arriti të futet deri brenda shtëpisë. Kur mjekët mbërritën për t’i dhënë ndihmën, megjithë përpjekjet e tyre për ta mbajtur atë në jetë, ajo pothuajse kishte dhënë shpirt.
Sulmi ndodhi në via Firenze. Sipas asaj që ka dalë deri më tani, në atë moment ka qenë në punë bashkëshorti i gruas, i cili është marrë në pyetje nga karabinierët.
Sot raportohet se është vënë në pranga edhe autori i këtij krimi të rëndë.
I dyshuari e ka pranuar se është autori i vrasjes dhe sipas të dhënave të para, goditja me thikë e 37 vjeçares shqiptare ishte një ‘një gjest i çastit dhe i pamotivuar’’.