Gjeneralmajor Dimitri Ulyanov ka mbetur i vrarë pas një sulmi në Ukrainë.
Nuk specifikohet se në cilën zonë luftarake u vra ushtaraku i presidentit rus, Vladimir Putin, por dihet se gjenerali shkoi në Ukrainë vullnetarisht.
Ulyanov më parë ka qenë shef i shtabit të Divizionit të 7-të Ajror, komandant i Regjimentit 1141 të Artilerisë dhe nga viti 2015 deri në vitin 2017 ka qenë komandant i Divizionit të 98-të Ajror.
Që nga fillimi i agresionit rus deri në shkurt 2023, në Ukrainë janë likuiduar 1740 zyrtarë të lartë ushtarakë.