Këngëtarja spanjolle Joana Sainz ka humbur jetën tragjikisht, pasi u godit nga një fishelzjarr gkatë një koncerti live.
Ajo ishte pjesë e Orkestrës së Super Hollywood, ku ishte përfshirë prej 15 vjetësh si këngëtare.
30-vjeçarja u dërgua menjëherë në spital, por nuk arriti të mbijetonte. Performanca u pezullua pas incidentit, i cili ndodhi pak para orës 2 të mëngjesit të sotëm.
Në kohën e shfaqjes, rreth 1.000 njerëz ishin pranë skenës, pas sheshit të qytetit.
