Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Vritet një 20-vjeçare në Iran, u shfaq pa shami gjatë protestave masive

22:58 / September 25, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Iran 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hadith Najafi, vajza që simbolizoi protestat në Iran pas vrasjes së Mahsa Aminit, është qëlluar për vdekje. Ky lajm është përhapur me shpejtësi në rrjete sociale dhe në veçanti nga gazetarja iraniane Masih Alinejad, e cila në profilin e saj në Twitter shkruan:

“Motra e saj më tha se ishte vetëm 20 vjeçe dhe u vra nga 6 plumba në qytetin e Karaj”.

Tek videoja në të cilën është vendosur dedikimi shihet vajza bionde, pa mbulesë, e cila lidhte flokët e saj para një demonstrate. E reja u qëllua me gjashtë plumba gjatë protestave, të cilat kanë lënë të vdekur edhe 41 persona.

Protestat masive nisën pas vdekjes së Mahsa Amini, në paraburgimin e Iranit, pas arrestimin për vendosjen jo të duhur të shamisë. Pak kohë më parë babai i 22-vjeçares ka deklaruar e nuk e kanë lejuar të shohë të bijën gjatë kohës që ishte atje. Në një intervistë me BBC Persian, Amjad Amini tha se nuk ishte lejuar të shikonte raportin e autopsisë së vajzës së tij dhe mohoi që ajo të kishte qenë në gjendje të keqe shëndetësore.

Ai tha se dëshmitarët i kishin thënë familjes se ajo ishte rrahur në paraburgim nga policia, gjë e cila është mohuar nga autoritetet iraniane. Mahsa Amini u arrestua pasi dyshohet se ka thyer rregullat për veshjen e hixhabit. Gruaja kurde nga qyteti veriperëndimor i Saqezit, vdiq në spital në Teheran të premten, pasi kaloi tre ditë në koma. Babai i viktimës u shpreh se ai ishte penguar vazhdimisht nga stafi mjekësor që të shihte trupin e vajzës së tij pas vdekjes.

This Iranian woman is getting ready to stand face to face to security forces. Iranian regime have guns and bullets but they scared of our hair.
They killed #MahsaAmini for a bit of hair. Let’s have a Hair Revolution.
Our hair will bring down Islamic dictators. #مهسا_امینی pic.twitter.com/skjaPF63Ml

— Masih Alinejad 🏳️ (@AlinejadMasih) September 24, 2022

iran proteste vritet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.