Prokurorja Olena Maslych u vra në një sulm me raketa ruse në atë qytet.
“I shprehim ngushëllime familjes dhe miqve të prokurores Olena Maslych, e cila u vra në një sulm me raketa ruse”, njoftoi Zyra e prokurorit rajonal në qytetin ukrainas Kharkiv.
“Udhëheqësit dhe stafi i prokurorisë rajonale në Kharkiv janë thellësisht të pikëlluar nga vrasja e Olena Maslych. Ajo ishte prokurore e Departamentit të Shevenchkovit nga qarku Kupyan i rajonit të Kharkivit”, thuhet më tej në njoftim.
Luftimet mes ukrainasve dhe rusëve janë duke vazhduar në pothuajse tërë territorin e Ukrainës, ndërsa kundërofensiva e Kievit po vazhdon.