Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Foto Dite

Vrojtimi më i pazakontë që është raportuar ndonjëherë në Tiranë

15:36 / December 15, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
79490293 1234326366955059 8177082926551269376 o
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Periudha në të cilën gjendemi përkon me atë të dimërimit të shpendëve. Në këtë periudhë, shpendët shtegtojnë nga vendet më të ftohta në veri drejt atyre më të ngrohta në jug. Një prej këtyre llojeve është edhe dallëndyshja bishtgërshërë (Hirundo rustica). Ky lloj është folezues në vendin tonë. Në pranverë vjen në muajt mars-pril dhe largohet drejt kontinentit Afrikan në vjeshtë në muajt shtator-tetor, por me sa duket, ky cikël ka filluar të c’rregullohet së fundmi.

Gazetari dhe kundruesi i shpendëve Louis Seiller, n’a njoftoi se kishte hasur tre individë të dallëndyshes bishtgërshërë në parkun e madh të liqenit në Tiranë. Përvec të dhënave mbi vrojtimin, Louis Sellier ka arritur të fiksojë shpendët edhe në fotografitë që shoqërojnë këtë postim.

Në dijeninë tonë, ky është raportimi i parë i këtij lloji në periudhën e dimrit në vendin tonë dhe është krejtëisht i pazakontë. Në këtë periudhë të tre individët e vrojtuar të dallëndyshes bishtgërshërë, duhet normalisht të ishin në territoriet e dimërimit, në jug të kontinentit Afrikan.

Arsyeja për kësi vrojtimesh të pazakonta, mund të lidhet me ndryshimet klimatike globale. Ky fillim dimri në vendin tonë, është karakterizuar nga temperatura relativisht të larta, cka ka sjellë, që një pjesë e insekteve të jenë ende aktivë, duke siguruar kështu ushqim të bollshëm për këta shpendë. Kjo është arsyeja kryesore që tre individët e vrojtuar të këtij lloji nuk kanë ndjerë nevojë për të shtegtuar drejt jugut për të siguruar ushqim.

dallendyshe Hirundo rustica Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vijon marshimi i protestuesve në Tiranë, policia kontrolle në sheshin ‘Skenderbej’

10:21 / October 19, 2026

Tensione në protestën në Tiranë, ministrja Ibrahimaj: 38 degë bankare dhe 42 bankomate të dëmtuara në të gjithë vendin

13:58 / October 18, 2026

Arrestohet 24-vjeçari në Tiranë, i kapen fishekzjarrë me vlerë 40 mijë euro, dyshohet se do ua shiste protestuesve

10:19 / October 16, 2026

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset një 45-vjeçar! Autori identifikohet dhe shpallet në kërkim

22:55 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.