Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Vr@sja e 14-vjeçarit, Berisha: Një yll u shua, shtet i krimit

14:18 / November 19, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Berisha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa i ka shprehur ngushëllimet familjes së të miturit 14-vjeçar që u vra me thikë në zemër nga shoku i klasës, Sali Berisha thotë se autoritetet përkatëse duhet të marrin përsipër përgjegjësinë. ”Ministri i krimit që paguan oficer policie për sigurinë e çdo shkolle, rrahu gjoksin me “Smart City”, kurse Korba e Kovidit në krye të Ministrisë së Arsimit lau duart me një breshëri akuzash ndaj të tjerëve”,-tha Berisha.

Reagimi i Berishës

Nxënësit Martin Cani, 14-vjeç, sportist i talentuar, i morën dje jetën tek dera e shkollës. Ngushëllimet më të ndjera familjes, shokëve, miqve, ekipit të 14-vjeçarit, Martin Cani, që i morën jetën me një mori thikash në trupin e e tij të njomë, në derë të shkollës. Ngjarje e dhimbshme, tronditëse për familjen, shkollën, ekipin, qytetin dhe mbarë shoqërinë. Çdo nxënës, çdo prind, çdo qytetar ndjehet fortë i lënduar dhe i pakësuar nga vrasja e Martinit me çantën e shkollës mbi supe.

Dora vrastare në narkoshtet ka licencë të vrasëkudo. Shkolla, që pas familjes duhet të jetë vendi i dytë më i sigurt për fëmijët tanë, u kthye në pusi për Martinin bash në sytë e bashkëmoshatarëve, mësuesve, oficerit të policise që paguhet për siguri të lartë.

Sherrnaja thuaj një javore, midis të rinjve përfundoi me ekzekutimin publik të Martinit. Pas aktit kriminal të fundit në vendngjarje erdhën ambulanca dhe forcat e policisë, por shumë vonë, atëherë kur aty para tyre kishin mbërritur kamerat e televizioneve.

Megjithatë, ministri i krimit që paguan oficer policie për sigurinë e çdo shkolle, rrahu gjoksin me “Smart City”, kurse Korba e Kovidit në krye të Ministrisë së Arsimit lau duart me një breshëri akuzash ndaj të tjerëve.

Ky është shteti i krimit! Edhe njëherë, ngushëllimet më të ndjera familjes. Dënoj me forcën me të madhe aktin makabër dhe autorët e tij, që i morën jetën nxënësit 14-vjeçar, Martin Cani si dhe dorëzimin e rendit në duart e krimit nga narkoshteti i Edi Ramës.

14-vjeç Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.