Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lifestyle

Vuani nga rënia e flokëve? Ja ushqimet që duhet të konsumoni

21:46 / August 15, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
flokett
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rënia e flokut është një problem që shkakton shqetësim, madje në disa raste edhe episode ankthi.

Disa nga faktorët kryesorë që shkaktojnë rënien e flokëve janë kushtet klimatike, mosha, niveli i lartë i stresit dhe dieta e varfër ushqimi. Mungesa e balancës hormonale, faktorët gjenetik, infeksionet e skalpit të kokës dhe duhanpirja mund të shkaktojnë gjithashtu rënien e  flokëve.

Ashtu siç mund të ndikojë edhe përdorimi i produkteve të pasura me kimikate, disa medikamente të caktuara. Në këtë dukuri aspak të pëlqyer ndikojnë dhe sëmundje të caktuara siç janë çregullime e tiroideve, imuniteti i dobët, anemia, pra, mungesa e hekurit si dhe sëmundjet kronike.

Mënyrat e trajtimit të këtij problemi në mënyrë natyrale janë të larmishme, megjithatë përpara ndjekjes së tyre, njeriu duhet t’i kushtojë vëmendje hekurit në organizëm.

Hekuri është një ushqyes i domosdoshëm për një sërë funksionesh të organizmit, përfshirë këtu edhe prodhimin e gjakut. Kur në organizëm ka nivele të ulëta të hekurit, ai përthith depozitat e mbetura, përfshirë këtu edhe ato që përdoren për rritjen e flokut. Kësisoj ky i fundit nis të bjerë. Përpara se të vendosni që të merrni suplementë të hekurit, sigurohuni që po konsumoni mjaftueshëm ushqimet që janë të pasura me të.

Këtu përfshihen: Barishtet e gjelbërta si spinaqi; Mishi i viçit, peshkut, pulës dhe gjelit të detit; Brokoli; Thjerëzat; Gocat e detit; Farat e kungullit; Fasulet; Frutat e thata; Vitamina C për përthithjen e hekurit.

Ekspertët këshillojnë që përveç hekurit, njerëzit që kanë probleme me flokun duhet të sigurohen që të marrin mjaftueshëm edhe vitaminën C. Kjo e fundit është e domosdoshme për përthithjen e sasive të nevojshme të hekurit.

E fundit, por jo për nga rëndësia, ekspertët thonë se duhet të shmangni sa më shumë kafenë, çajin dhe verën gjatë vakteve sepse ato bllokojnë përthithjen e hekurt.

floket konsumi ushqimet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rrobat e reja kanë një kosto të padukshme: Pse duhen larë para përdorimit?

10:09 / August 29, 2026

Luksi bie, ankandet rriten/ Të pasurit shpenzojnë për ora, bizhuteri dhe objekte të rralla me histori

19:04 / August 14, 2026

Pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat? Studimi zbulon rolin e aromës së trupit

15:54 / August 10, 2026

Pesë fjali që nuk duhen injoruar, sinjalet se fëmija nuk ndihet më i sigurt me prindin

19:20 / August 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.