Në ditët e sotme janë të shumtë personat të cilët vuajnë nga tensioni i ulët. Ndër vite, shumë studime kanë treguar se nga tensioni i ulët vuajnë kryesisht femrat mes moshës 30 dhe 40-vjeçare, kryesisht ato të cilat merren me punë intelektuale.
Për këto femra rekomandohet ndryshimi i mënyrës së jetesës, marrja e lëngjeve të mjaftueshme, kripa në ushqim, aktiviteti fizik apo të shmanget kategorikisht ngritja e menjëhershme nga shtrati.
Në vijim do të njiheni me disa këshilla të cilat ju vijnë në ndihmë nëse vuani nga tensioni i ulët:
Jo shumë kafe.
Personat me tension të ulët të gjakut zakonisht konsumojnë shumë kafe. Ato nuk mund të zgjohen nëse nuk marrin mjaftueshëm kafeinë. Normale është konsumimi i tre kafeve gjatë ditës, pasi nëse pini më tepër gjendja juaj mund të përkeqësohet.
Bëni një gjumë sa më të mirë.
Nëse flini mirë dhe ushqeheni shëndetshëm, do të jetë një e mirë e shtuar për trupin tuaj. Janë gjëra themelore që mund të bëni për trupin tuaj.
Mbajeni trupin në lëvizje.
Aktivitetet më të mira për ato që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut janë noti dhe vrapi i lehtë.