Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Vuçiç akuzohet në Serbi për tradhti, pas darkës me Albin Kurtin

23:27 / May 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
serbi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryediplomati dhe politikani serb, Vuk Jeremiç, që drejton Partinë Popullore në Serbi, pas një sulmi nga mediat e Vuçiç në lidhje me Kosovën, ka zgjedhur t’ia kthejë presidentit serb. 

Jeremiç ka thënë se gjatë qëndrimit në Berlin bashkë me kryeministrin Kurti, pas darkës e kanë vazhduar natën në një bar në Berlin ku sipas tij kanë konsumuar edhe birra.

Jeremiç ka pyetur në Twitter se për çfarë kanë biseduar dy liderët në një bar në Gjermani pas darkës me Lajcak.

“Natën e kaluar, dy politikanët e shquar të Ballkanit, Kurti dhe Vuçiq pas darkës me Emisarin e BE-së, shkuan për nga një birrë në barin Standige Vertretung në Berlin, siç u ka hije shokëve. Për çfarë folën ata?”, ka shkruar Jeremiç.

Vuk Jeremiq e Aleksander Vuçiç kanë pasur përplasje të shumta përgjatë viteve.

Vuçiç thotë se Jeremiç e ka shitur Kosovën, pas verdiktit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me pavarësinë e Kosovës, kjo pasi Jeremiç në cilësinë e ministrit të Jashtëm kishte insistuar që shpalljen e pavarësisë së Kosovës ta sfidojë në GjND.

Vitin e kaluar, Jeremiç së bashku me disa politikanë opozitarë ishin konfrontuar verbalisht me presidentin Vuçiç në pallatin presidencial, incident ky që kishte bërë bujë të madhe pas pamjeve që ishin publikuar nga kacafytja mes tyre.

serbi tradheti Vucic
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.