Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Vuçiç akuzon Perëndimin për standarde të dyfishta: Për Mlladiçin na sulmuan, për Thaçin heshtën

11:19 / September 20, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Vucic 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në çdo fushatë elektorale, Aleksandar Vuçiç  nuk i ndahet Kosovës dhe kështu po ndodh edhe këtë herë. Ndërsa Prishtina është ngritur në këmbë pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, që dënoi Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin me një total prej 81 vitesh burg, presidenti serb po e përdor sërish këtë çështje për të viktimizuar Serbinë dhe akuzuar Perëndimin për standarde të dyfishta. Por jo vetëm kaq, të dielën ai hodhi paralele mes reagimit të serbëve ndaj Ratko Mlladiçit dhe shqiptarëve të Kosovës ndaj ish komandantëve të UÇK-së, duke akuzuar Perëndimin për standarde të dyfishta. 

“Ne u kritikuam dhe nuk pati njeri në Evropë që të mos reagonte për faktin se u zhvillua funerali i Ratko Mlladiçit, sikur funerali të mund të shmangej. E dinin se ai po vdiste, por nuk donin ta linin të vdiste në vendin e tij, pranë familjes dhe njerëzve më të afërt. Pastaj nisi një ortek sulmesh. Mesazhi që na jepej atëherë ishte se vendimet e gjykatave nuk duhet të mohohen. Por më pas, kur erdhi vendimi për Thaçin dhe të ashtuquajturit drejtues të tjerë të UÇK-së, të gjithë e dënuan atë. Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Prishtina, absolutisht të gjithë, jo vetëm që e kundërshtuan, por thanë se ishte e turpshme, e tmerrshme… Dhe nuk pati asnjë reagim nga Evropa apo nga bota. Asnjë reagim. Vetëm që ta shihni se në çfarë bote hipokrite jetojmë”,  tha Vuçiç.

Para vizitës në Nju Jork, Vuçiçi tha se Kosova do të jetë një nga temat kryesore të fjalës së tij. Ai pretendoi se Serbia është trajtuar padrejtësisht gjatë dekadave të fundit, duke kujtuar dorëzimin e të akuzuarve serbë në Tribunalin e Hagës.

“Serbia më intereson dhe këtë herë do të flas përsëri për të. Sa herë kam pasur mundësi, jam përpjekur të vë në dukje pozicionin e vendit tonë, i cili është në rrugën evropiane, por që, sipas parametrave të ndryshëm, i përket edhe Jugut Global dhe është pranë vendeve të Afrikës dhe Azisë. Do të flas për të gjitha mashtrimet që kemi kaluar gjatë jo 15, por 30 apo 35 viteve të fundit, për parimet e rreme, dyfytyrësinë, standardet e dyfishta, për mënyrën se si na shpjegonin se duhej t’i dorëzonim njerëzit tanë në Tribunalin e Hagës dhe se më pas do të rridhte mjaltë e qumësht dhe do të lulëzonin lulet. Më pas ne dorëzuam me thasë dhe nuk morëm asgjë. Nënshkruam shumë marrëveshje dhe çdo marrëveshje që nënshkruam u shkel nga ata që ishin edhe garantuesit e tyre, jo vetëm nga ndonjë palë tjetër në rajon. Kështu që do të kem shumë për të thënë, gjëra në të cilat njerëzit në botën e sotme do ta njohin veten dhe do të kuptojnë se kjo ndodh edhe në vende të tjera, jo vetëm në Serbi. Do të luftoj për pozicionin e Serbisë dhe për të drejtat e popullit tonë, ashtu siç bëra edhe në rastin e Srebrenicës”, deklaroi Vuçiç.

akuzon dyfishta perendimin standarte Vucic
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë, shkon në dy numri i viktimave

17:45 / September 19, 2026

“Haga”: Mandati i Dhomave të Specializuara varet nga BE

12:33 / September 19, 2026

Arabia Saudite nën alarm pas një shpërthimi të fuqishëm gjatë natës, raportohen probleme me sistemet e navigimit në aeroport

09:00 / September 19, 2026

SHBA, Danimarka dhe Groenlanda arrijnë marrëveshje për sigurinë në Arktik, Trump: Asnjë forcë armiqësore nuk do të ketë prani në ishull

08:44 / September 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.