Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Vuçiç: Autoritetet kosovare ndjekin një ideologji anarkiste-marksiste-enverhoxhiste

20:49 / September 18, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vucic
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se autoritetet në Kosovë nuk kanë dashur asnjëherë dialog dhe se po mundohen në çdo mënyrë që ta fajësojnë Beogradin për ngjarjet e këqija në terren.

Vuçiç ka thënë për televizionin serb “Pink” se autoritetet kosovare “ndjekin një ideologji anarkiste-marksiste-enverhoxhiste”, qëllimi i parë dhe kryesor i së cilës, sipas tij, është dëbimi dhe shkatërrimi i serbëve në Kosovë.

“Kemi të bëjmë me njerëz enverhoxhistë. Ata kurrë nuk kanë dashur dialog, kurrë s’i kemi shtrënguar duart. Qëllimi i tyre i parë dhe themelor është dëbimi dhe shkatërrimi i serbëve në Kosovë. Kur ke një synim të tillë, dhe nuk ke çfarë të ofrosh ekonomikisht, atëherë është e qartë se do ta bëni atë”, tha presidenti serb.

Duke folur për masat e propozuara për mbrojtjen e serbëve në Kosovë, Vuçiç tha se Beogradi nuk po kërkon asgjë më shumë se sa është rënë dakord në dialogun me palën kosovare, që nga formimi i Asociacionit e deri tek mbajtja e zgjedhjeve “paqësore dhe demokratike” lokale në veri të Kosovës.

Sa i përket dialogut në Bruksel, ai shtoi se nuk pret ditë “as të mira e as më të mira”.

“Ngadalë po përgatitemi për Kuvendin e Serbisë dhe masat tona. Ne do të jemi gjithmonë me njerëzit tanë në Kosovë dhe presim të shohim nëse KFOR-i do ta mbajë fjalën se nuk do të lejojë hapjen e urës në Ibër pa dialog dhe marrëveshje me Serbinë”, tha presidenti serb, Vuçiç. 

autoritetet kosovare Vucic
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Trump “ngrin” sanksionet e reja ndaj Rusisë, vetëm një muaj pasi i miratoi

09:03 / October 17, 2026

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.