Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Vuçiç bën deklaratën e papritur: Nëse Prishtina i ndalon vaksinat do ta gjejmë një mënyrë për…

12:42 / January 19, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vucic 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi sot se ekziston një plan për vaksinimin e serbëve në Kosovë, dhe shtoi se Serbia është e gatshme të ndajë vaksina edhe për popullatën shqiptare, raporton Tanjug.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse ekziston një plan i vaksinimit për serbët në Kosovë, Vuçiç tha se shteti po kërkon një “mënyrë hibride” për këtë, që do të thotë se një pjesë e qytetarëve do të vaksinohen në veri të Kosovës, një pjesë në komunën e Rashkës, një pjesë në Vranje dhe Bujanovc, por që ende nuk është gjetur një mënyrë ku qytetarët nga Kosova qendrore do të vaksinoheshin.

“Në çdo rast, një pjesë e veçantë e Ekipit Operacional për Vaksinimin së bashku me Zyrën për Kosovë dhe Metohi do të kujdesen për njerëzit tanë”, tha Vuçiç.

Ai theksoi se Serbia gjithmonë do të gjejë një mënyrë për ta ndihmuar popullin e saj në Kosovë, duke shtuar se kjo “nuk është e lehtë për shkak të politikës që po ndjek Prishtina”.

Sipas Vuçiç, ndihma që marrin serbët nga vendi i tyre nuk rrezikon askënd, por është pjesë e “çelësit kombëtar”. “Pasi Kosova është një shtet i pavarur për ta, kështu që është pjesë e Serbisë për ne, ne e bëjmë veçanërisht për shkak të kujdesit për popullin serb që jeton atje dhe që e perceptojnë Kosovën si territorin e tyre”, deklaroi Vuçiç.

I pyetur nëse ai pret që të ketë probleme me shpërndarjen e vaksinave, duke pasur parasysh përvojën e mëparshme kur në Prishtinë paralajmëruan të marrin masa për hyrjen e këtyre vaksinave ilegalisht në Kosovë, Vuçiç u përgjigj shkurtimisht se “politika është një mrekulli” dhe shtoi se “Serbia do ta gjente një mënyrë”.

Ai theksoi se Serbia do ta gjejë një mënyrë për të ndihmuar njerëzit e saj, ashtu si arriti të “mbushë dyqanet me mallra” gjatë taksës 100%.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Kosova duhet t’i japë fund paralizës politike! Uniteti kombëtar, më i rëndësishëm se kurrë

10:48 / September 4, 2026

Witkoff dhe Kushner drejt Kievit e Moskës, SHBA intensifikon përpjekjet për një zgjidhje të luftës Rusi-Ukrainë

09:57 / September 4, 2026

Vance për konfliktin me Iranin: Kjo nuk është luftë! Trafiku në Ngushticën e Hormuzit është “pothuajse normal”

09:37 / September 4, 2026

Maduro dhe gruaja e tij kërkojnë rrëzimin e akuzave për trafik droge: Gëzojmë imunitet

17:38 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.