Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Vuçiç dhe Putin bisedë të gjatë mes tyre, flasin edhe për Kosovën

09:19 / May 31, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Vucic Putin
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas bisedës mes presidentëve të Serbisë dhe Rusisë për marrëveshjen e re të gazit ndërmjet dy vendeve, publiku mësoi më shumë detaje rreth gazit nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër mësoi se në agjendë ishte edhe Kosova.

Serbia është kryesisht e varur nga gazi rus dhe marrëveshja mes dy vendeve skadon më 31 maj. Prandaj, Vuçiqi dhe Putini biseduan në telefon më 29 maj për marrëveshjen e re dhe kushtet për Serbinë, që një prej shteteve të rralla që nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës zyrtare, pas pushtimit të Ukrainës.

Megjithatë, Serbia mbështeti disa rezoluta të OKB-së dhe BE-së, në të cilat dënoi agresionin kundër Ukrainës.

Kontratë trevjeçare

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një deklaratë për media ka thënë se kontrata e re do të nënshkruhet për tre vjet. Marrëveshja do të nënshkruhet me kompaninë shtetërore ruse të energjisë Gazprom.

Çmimi dhe sasia ende nuk dihen

Sipas asaj që ka thënë presidenti i Serbisë, me Putinin nuk ka biseduar për çmimin e gazit për Serbinë. Në nëntor të vitit 2021, Vuçiq u mor vesh me Putinin për një çmim gjashtëmujor prej 270 dollarësh për një mijë metra kub.

Për Ukrainën

Që të dy, Vuçiqi dhe Putini, në deklaratë, gjegjësisht, komunikatë, kanë përmendur se kanë biseduar për situatën në Ukrainë.

Përderisa deklarata zyrtare e Kremlinit nuk përmend asgjë më shumë për këtë temë, Vuçiq u tha gazetarëve, pas bisedimeve me Putinin, se ai ia theksoi Putinit qëndrimin e Serbisë se Beogradi do të donte që “paqja në Ukrainë të vendoset sa më shpejt të jetë e mundur, ndërkaq që presidenti rus dha informacione nga këndvështrimi i vet”.

Për Kosovën

Në deklaratën e tij, presidenti i Serbisë nuk ka përmendur se është folur edhe Kosova.

Megjithatë, ky informacion bëhet i ditur në komunikatën e Kremlinit, ndonëse pa më shumë detaje.

Bisedimet për këtë temë u bënë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, në bisedimet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, më 26 prill, tërhoqi një paralele midis ish-krahinës së Kosovës, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008 dhe pjesëve të Ukrainës që janë nën kontrollin e separatistëve pro-rusë, gjë që, ndryshe nga rasti i Kosovës, është dënuar nga shumica në bashkësinë ndërkombëtare.

Forcimi i marrëdhënieve

Në komunikatën e Kremlinit theksohet se të dy burrështetasit diskutuan gjithashtu lidhur me hapat për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik.

A po shkon Lavrovi në Beograd?

As Putini dhe as Vuçiqi nuk e kanë komentuar informacionin e publikuar nga disa media në Serbi se ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, do të shkojë në Beograd, më 7 qershor. Nëse ky informacion konfirmohet, do të ishte vizita e parë e tillë e nivelit të lartë nga një zyrtar rus, që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Tri ditë më vonë, sipas mediave gjermane, kancelari gjerman, Olaf Scholz, do të vizitojë Serbinë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshimi i Ligjit për Specialen/ Vetëvendosja në pritje të Kushtetueses për Kuvendin

22:30 / September 21, 2026

Zgjedhjet e tetorit në Serbi/ Partia e dalë nga protestat kryeson në sondazhe, Vuçiç rrezikon të dalë në opozitë

21:29 / September 21, 2026

Çitaku: E tërheqim që nesër kërkesën në Kushtetuese, nëse VV-ja e voton ligjin

20:49 / September 21, 2026

Ukraina godet rafinerinë e Gazprom/ Sulmi në Moskë, me raketa balistike “Pelican”

12:21 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.