Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla flet hapur dhe thotë se do ta arrestojnë presidentin serb, Aleksandër Vuçiç nëse ai futet pa leje në Kosovë. “Për me leje, shkon te Kryeministri, për pa leje vjen te unë.
Është çështje vendimmarrëse e Kryeministrit në qoftë se ka kërkesë, a i jep leje apo jo Vuçiçit. Nëse futet në Kosovë, pa asnjë dyshim. Si po mendoni ju që dikush, shtetas i huaj mund të futet në Republikën e Kosovës pa lejen e institucioneve të Kosovës”, tha Seçla në një emision televiziv në Kosovë.
Për të është çështje vendimmarrëse e kryeministrit Albin Kurti në qoftë se ka kërkesë, a i jep leje apo jo Vuçiçit.