Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vuçiç flet mes raketave ruse dhe ushtarëve serbë: Dronët mbi ndërtesat ushtarake janë një lloj agresioni

16:23 / November 3, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vucic me ushtaret serbe 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Serbisë zbriti në terren mes ushtarëve dhe armëve, teksa në Berlin flitej për paqen në Ballkan.

Aleksandër Vuçiç, ndoqi stërvitjet e forcave të armatosura “Manovrat 2022”, ndërsa nuk e kurseu gjuhën e paralajmërimeve dhe kërcënimeve. Duke komentuar raportimet e Ministrisë së Mbrojtjes për një dron të rrëzuar pranë një baze ushtarake në Rashkë, ai tha se nuk do të lejojë që kazermat serbe të spiunohen. Vuçiç pretendoi se nuk është hera e parë që ndodh “një agresion i tillë ndaj një vendi sovran”. Shqetësim shprehu edhe për veprimet e fundit të NATO-s.

“Dronët Skylark të NATO-s fluturuan dje rreth Brnjakut dhe Jarinjës gjatë gjithë ditës. Kanë qenë 200 deri në 500 metra larg vijës administrative. NATO ka ndjekur të gjitha procedurat atje. I kemi vëzhguar pa problem, por nuk kemi të drejtë t’i rrëzojmë në përputhje me Rezolutën 1244 dhe Marrëveshjen e Kumanovës”, tha Vuçiç.

Pyetjen e gazetarëve se droni i rrëzuar ka qenë një dron dasmash, Vuçiç u përgjigj duke thënë se nuk toleron fyerje të tilla për personelin ushtarak. Gjithashtu, njoftoi se shumë shpejtë do të zbulohet dhe origjina e mjetit fluturues. Vuçiç foli edhe për zhvillimet e fundit lidhur me vendimin e Kosovës për heqjen e targave të vjetra serbe.

“Unë jam shumë i shqetësuar për deklaratat e Borrelit dhe disa personave të tjerë, jam i shokuar nga deklaratat e tyre, do të pres që të kalojë vizita e Lajçakut, mund të ndodhë që të anuloj disa nga vizitat e mia të rëndësishme të planifikuara më parë jashtë vendit për shkak të situatës në vend”, shtoi ai.

Presidenti serb foli më tej se ditët në vijim do të njoftojë vendime të vështira dhe paralajmëroi “një dimër ferri” përpara. Vuçiç ndër të tjera, përgëzoi ushtarët për stërvitjen “Manovrat 2022” ku ishin të përfshirë dhe rezervistë, ndërsa njoftoi se janë futur në arsenalin ushtarak 294 pajisje të mëdha luftarake dhe premtoi se për 3 vitet e ardhshme do të shtohen edhe 850 pajisje të tjera. Në këtë stërvitje janë përdorur një sërë armësh, përfshirë edhe sistemin raketor të Rusisë, “Kornet”.

Batutat e Vuçiç me ushtarët

– Bravo djema, bravo djema! Nuk ka më zhurmë?

– Ata qëlluan jashtëzakonisht mirë! Bravo djema, bravo djema! – tha presidenti, i cili më pas foli me rezervistët nga Zajeçari, Vranja dhe Përzhogranci, e më pas nga Toplica dhe Shumadija, të cilët i falënderoi që iu përgjigjën thirrjes dhe për përmbushjen e detyrës ndaj atdheut.

– Uniformat në rregull, çizmet në rregull? Kushtet janë të ndryshme, saktë?… Nuk jeni të llastuar – pyeti presidenti dhe kujtoi ditët e tij ushtarake dhe fasulet ushtarake.

– Nuk ka më zhurmë? – shtoi presidenti, të cilit pleqtë iu përgjigjën: “Jo, jo”.

– Në kohën time, kur merrnim fasule, ishin pa masë – tha Vuçiç në përgjigje të komentit të të moshuarit se ushqimi ushtarak tani është i larmishëm dhe i shijshëm.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Autobusi me turistë përmbyset në rrugë, 5 të vdekur dhe 40 të plagosur në Zvicër

19:00 / September 11, 2026

Kosovë, tjetër dështim për konstituimin/ Shtyhet seanca, nuk ka dakordësi për nënkryetarët

18:38 / September 11, 2026

Ministrja Spahiu merr detyrën: Prani besnike në çdo institucion të sistemit shëndetësor

17:59 / September 11, 2026

Dokumentari për Gazën “NAZA” mahnit Venedikun dhe thyen rekordin e duartrokitjeve në këmbë

17:39 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.