Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Vuçiç flet për armatosjen nga Rusia: Pse askush nuk flet për Shqipërinë dhe Kroacinë

16:28 / November 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vucic
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Serbia blen vetëm armë mbrojtëse, e nuk do të blejë armë që mund ta vendosin atë nën sanksione, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiç, si reagim ndaj një paralajmërimi amerikan se nuk mund ta marrë S-400 nga Rusi.

“Serbia është duke e armatosur veten sepse është një vend i lirë. Një vend që nga të gjitha anët është i rrethuar nga vendet anëtare të NATO-s, me të cilat ne duam marrëdhënie të mira. Por ne nuk do të jemi bambi, ata të na gëlltisin”, tha Vuçiç për median shtetërore të Beogradit.

Ai theksoi se kurrë nuk do të lejonte që Serbia të ishte aq e dobët sa në vitet ’90, duke thënë se “nuk mund të jemi aq të dobët sa nuk mund as të mbrohemi.”

Ai thotë se merr vendime të mençura për blerjen e armëve në përputhje me paratë që ka Serbia.

I pyetur nëse Serbia do të blejë raketa S-400, Vuçiç tha se është një armë tërheqëse, por që Serbia nuk ka ndërmend ta përvetësojë atë sepse nuk ka para.

Në mbështetje të këtyre armëve tërheqëse, Vuçiç thotë se kur një vend ka armë të tilla, askush nuk mund t’i sulmojë ata më.

Në të njëjtën kohë, presidenti serb tha se askush nuk pyeti se çfarë dhe nga kush po blinin armë Kroacia dhe Shqipëria.

“Askush nuk i kërcënon ata kur blejnë helikopterë e blinda nga Amerika dhe Gjermania”, tha Vuçiç.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Thellohet bashkëpunimi dypalësh/ Kanadaja dhe Turqia ngrenë marrëdhëniet në nivel partneriteti strategjik

23:01 / October 22, 2026

Rama mbështet kandidaturën e Lana Nusseibeh për drejtimin e OKB-së: Një grua kalibri

21:39 / October 22, 2026

Trump: Irani po bën gjithçka që mundet për të rritur çmimet e naftës

20:16 / October 22, 2026

Franca ndalon protestat në disa pjesë të Parisit dhe në Lyon

14:51 / October 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.